“Jam shqiptar, nuk jam turk”, kishte thënë Hakan Sukur në fjalimin e tij në një universitet, para rreth pesë vjetëve në kohën kur pushteti në Turqi, i prirë nga Reccep Tayip Erdogan kishte filluar të mbyllte shkolla dhe universitete të caktuara dhe fjalët si “shqiptar” ose “kurd”, konsideroheshin sfidim i hapur na nacionalizmit, të cilin Erdogan e propagonte.
Sukur, një prej futbollistëve më të mirë dhe më të famshëm që ka pasur Turqia ndonjëherë ka histori të veçantë me Erdoganin dhe kjo histori ka qenë material për një shkrim të gjatë në Guradian.
Artikulli fillon duke shpjeguar një foto të veçantë të shkrepur në dasmën e futbollistit Hakan Sukur, ku në një tavolinë janë të ulur edhe presidenti i sotëm turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kleriku Fethullah Gulen.
Që prej asaj martese, më 1995 Hakan Sukur ka bërë histori duke shënuar më shumë se 150 gola për Galatasarayin, duke fituar Kupën UEFA me këtë klub, trofe të panumërt në Turqi dhe trofe me Interin e me Parman, për dy vjet sa luajti në Itali.
Sukur, babai i të cilit ka lindur në Prishtinë, gjë që nuk është mohuar kurrë nga ai, përtej heroit të Galatasaray u bë hero i Turqisë me shfaqjet e tij në kombëtaren turke me të cilën luajti në botërorin e viti 2002, shënoi golin më të shpejtë të histori të kampionateve botërore – pas 10 sekondave lojë dhe arriti deri në gjysmëfinale të kësaj gare.
Karrierën si profesionist, të nisur më 1987, e përfundoi me 2008 pas më shumë se 20 vjetëve, prej tëcilave 13 të kaluara në Galatasaray.
Duke e kapitalizuar imazhin prej një super ylli dhe njeriu me ndikim t madh si dhe afërsinë e tij me Erdoganin, Fetullah Gulenin dhe njerëzit tjerë të rëndësishëm të parisë AK, Sukur i hyri politikës më 2011 dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Turqisë.
Ndërkohë martesa e tij e parë kishte përfunduar me divorc dhe gruaja e tij e parë kishte vdekur në tërmeitn e vitit 1999, kurse me gruan e tij të dytë ka 3 fëmijë.
Besnikëria ndaj Gulenit, predikuesit i cili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Erdoganit, mirëpo, tash është armiku i tij më i madh, i thelloi dallimet e Sukurit me Erdoganin dhe më 2013, pak pas pohimit se është shqiptar i u akuzua dhe u dënua në mungesë për fyerje ndaj Presidentit.
Sukur kishte mundësinë që ta mohonte Gulenin dhe ta fitonte lirinë dhe sigurinë e tij, por e nuk e bëri këtë gjë.
Sukur tash nuk guxon të kthehet në Turqi, sepse e pret dënimi me burg, kurse babai i tij Selmeti është burgosur dhe i është konfiskuar pasuria pas akuzave se ka financuar puçin ushtarak, të para dy vjetëve që dështoi /InSport/.