Fundi i Veres

0
Nga : Lukë Luka
Ne perfundim te kesaj vere te nxehte e perveluese, nji pjese te ciles e kalova ne Shkoder, ne keto dite fund gushti, bana nji shetitje per pak dite ( cinque giorni vicino al mare), Montecarlo, Ventimiglia e Sanremo.
E perseri, me humor apo pa humor, mendja me rrinte te Shkodra!(Thone iriqi ne ferre se ne ferre!, por shoqnine nepja miqeve e shokeve, dashnine vendit tand!)…
*
Kur nji francez pati fole per Kullen Ejfel, Nexhoja i tha se edhe na kena Kullen e Sahatit, e per Harkun e Triumfit, i tha , kena Harkun e Berdices (nji toponim qe me nji veper arti te thjeshte, mund te ishte konkretizu kur u riparu rruga Shkoder-Velipoje), se per memorialin e çiklizmit ne hymje te qytetit as qe bahet fjale. Ai teshti ka mbete i harruem!!?…
Per analogji, Montecarlo me kujtoj, vite ma pare, kur ishe mesues ne “Montecarlon” tone, ne Malin e Kolajve, perbri bukurise se Adriatikut (kur natyra te dhuron don me pase mend ai qe e zbukuron se nuk ka arritje pa mundime)!?..
**
Ventimiglia ruen emnin e themelimit te pare prej pirateve, te cilet ne ate koder(Ventimiglia e vjeter), vinin prej detit me anije mija milje largesi e depozitonin thesaset e grabituna! Nji cope e vogel e historise e vleresueme. Sot Ventimiglia asht nder qytetet e bukura te Italise, vetem 25 km. larg Montecarlos!
**
Ndalohu ku kendohet e gezohet.
Sanremo, kryeqyteti i muzikes Italiane dhe i gjithe botes!..Qielli i kethjellte e fytyrat e gezume u pelqejne te gjitheve….
Ne kete qytet duket e qeshun jo vetem natyra, e stolisun me lule gjithefaresh ngjyrash e detin e pafund me nji bluhe te veçante (vetem kush e ka pa e dine kete).
Prej atij teatri te vogel me emnin Sanremo, kane erdhe tingujt e muzikes e kangeve te kangetareve te medhej deri ne vendin tone ,qe i kendonin kryesisht dashunise.Ky ritual perseritesh cdo vit ne Festivalet e kanges !..
Edhe na, te rij atehere, ne radio e ma vone ne televizore, i kena ndjekun me friken e persekutimit!..(Shteti diktaturial dinte me ba “mire” prishjen e se mires, kryesisht artin e kulturen!. (nji shoqe e jemja e femijenise e e rinise, me tregon teshti, tuej kujtu ate kohe, se e ndigjonte Sanremon me radio, ne ahrin e shpise!).
*
Te rrish ne pritje te nji gezimi, asht njilloj gezimi. “Pasha te rite e pasha veren “thote populli.! Uroj qe vera e ardhshme 2022 te jete e begate e e gezueshme per te gjithe miqte e fb, pa “lengaten” e keqe qe kaluem!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.