Lufta e Koplikut (1920) ishte luftë kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës. Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave .
Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës.
Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e KoplikunPër të përballuar përparimin e ushtrive serbe, u mboldhën dhe u rreshtuan në front mbi 3000 luftëtarë shqiptarë të ardhur nga Shkodra dhe krahinat përreth.
Një fuqi vullnetare prej 400 vetash qëndroi në bregun e Runës për t’iu kundërvënë një sulmi të mundshëm jugosllav në këtë drejtim. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e papërkrahur në arenën ndërkombëtare, më 14 shkurt 1921 qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqte trupat e saj nga Malësia e Shkodrës dhe zbrazi Kastratin, duke lënë pas fshatra të djegura.






Xh.Nikjari (Konica)
Referenca : Njerëz në za e Sende të kujdesshme.