NGA NDUE BACAJ
HYRJE:
Prej rreth shtatëmbëdhjetë shekujsh në historinë memoriale e monumentale (dydimensionalshe, toksore e qiellore) qendron si vlerë referimi , ngallnjimi, qeverimi , besimi e qytetrimi për mbarë Boten , vepra dhe emri i perandorit Ilir , Flavio Valerio Kostandinit , që historia e ka “pagëzuar” në perjetsi me titullin ; Kostandini i Madh … Ky emër (Kostandini i Madh) na bënë të ndihemi krenarë ne shqiptarëve mbasi ai ishte prej mishi e gjaku iliro-shqiptar. Trupi i tij kishte “aromen” e tokës Iliro-Dardane…Sytë e tij për herë të parë panë driten e diellit , nën hisen e qiellit që “mbulonte” trojet etnike shqiptare…E qara e lindjes ishte përshëndetja e parë e Kostandinit me fisin e tij famëmadh -Dardanet. Ndërsa lotët që lagen “djepin” ishin “balsami” që do të ruante drejtuesin e “rindërtuesin” më gjenial të perandorisë më të madhe të asaj kohe (Perandorinë Romake) ,që perbehej nga troje të qënsishme të Botës dhe të gjithë Europes së konsiderueshme të kohës , që i “ngjasonte” Europes së sotme të Bashkuar.
DITLINDJA DHE VENDLINDJA E KOSTANDINIT
Ditlindja e Flavio Valerio Kastandinit është disi e mjegulluar nga kohrat , ndaj ka autor që shkruajnë se nuk ka një datë të percaktuar , por e vendosin me “siguri” në mes viteve 273-280..1, por ka edhe autor qe e “fiskojnë” vitin e lindjes 274..2.. Nese ka “paqartesi” per ditlindjen ,per vendlindjen nuk ka asnjë dyshim se ajo u perket trojeve Ilire.. Kostandini kishte lindur në trojet etnike shqiptare.. në dheun e Shqiperisë. 3..Më konkretisht në Nassius-in e Dardanisë moçme, të Ilirikumit Lindor,4, apo më qartë në trojet e Kosoves sotme, në Nishin e grabitur nga Serbia me “bekimin” e kongresit të Berlinit (1878). (Me ketë rast vlen të kujtohet se fatësisht ardhacaket e vonë sllav të shekujve VII-IX , mbas Krishtit, ndonse grabiten troje shqiptare e ndryshuan raporte popullsie me luftra e genocid , nuk arriten të grabisin e ndryshojnë ketë histori krenare Iliro-Shqiptare..)
Flavio Valerio Kastandini ishte djali i dardanit Kostanco Kloros , dhe i Elenes , një kamariere me të cilen bashkejetonte. 5. Ky “zog” ilir (babai i Kostandinit) , me zotesin e tij të treguar gjatë betejave luftarake kishte fituar grada e hierarki nën perandorinë Romake ; si August i Milanos e Çezar i Masimianos..6, etjerë.. (Kujtojmë se një mundesi e tillë u kishte “ardhur” te dera edhe Ilirëve si armiqtë më të mëdhenjë të romakeve pushtues , me dekretin e vitit 212 mbas Krishtit të perandorit Karakala , i cili u kishte dhënë qytetarinë (shtetësinë) të gjithë banoreve të perandorisë romake).7. Iliret jo një herë dalin në plan të parë të ngjarjeve politike dhe keshtu marrin në duart e veta edhe fatin e perandorisë…8.
FËMIJËRIA, ADOLISHENCE DHE BURRËRIMI
Fëmijëria , adolishenca dhe burrërimi i Flavio Valerio Kostandini kishte kaluar në mes “shetitjeve dhe trokitjeve” të një edukate Ilire , që herë e trishtonte (si djalë i jashteligjshëm i Kostancos) , e herë e gezonte (si djalë i një iliri që me zotësinë e tij kishte bërë shenjë e vend në perandorinë romake). Në ato vite në krye të perandorisë Romake ishte Diokleciani edhe ky prej mishi e gjaku Ilir , madje prej trojeve të Malesisë Madhe Etnike , (që në ato kohë nuk emertoheshin keshtu , por kishin si qender të njohur urbane Dioklen , nga ku trashigoi mbiemrin ky perandor ). Diokleciani që e kishte emruar Kostancon Çezar në Treviri e kishte këshilluar të ndahej… nga Elena (nëna e Kostandinit) dhe të martohej me Teodoren… Nga kjo njerkë djaloshi nuk mori ndonjë edukatë për të qenë , pasi ishte rritur në një regjiment të ushtrisë , por këtu Kostandini u bë një oficer i shkelqyer… Në fakt Kostandini kishte luftuar edhe si ushtar i ushtrisë romake të Dioklecianit në një ekspeditë në Egjypt në vitin 296 dhe në luften persiane.. Në atë periudhë perandoret romak ishin dy ; Diokleciani dhe Masimiani..9. Në vitin 305 perandoret Diokleciani dhe Masimiani abdikuan nga froni dhe në vend të tyre u emrua Galeri në pjesen lindore dhe babai i Kostandinit , Kostanco Klori në pjesen perendimore.10. Augusti ilir ,Galerio i Nikomedisë e thërret Koastandinin si oficer të shkelqyer, duke menduar se ky nuk shkonte mirë me të atin.., por në të vertet Kostandinit nuk i pelqente të ishte nën urdherat e Çezarit Servio. Kostandini nuk u ndie i qetë as në shtabin e pergjithshem të Galerios , prandaj një ditë të bukur iku dhe pasi pershkoi të gjithë Europen , shkoi te babai i tij në Britani dhe e ndihmoi të fitonte disa beteja radhazi , por i ati pas disa muajsh vdiq në Jork..11, apo siç shkruhet u vra në betejen fatale të Jorkut..(v.306).12.
KOSTANDINI DREJT TITULLIT PERANDOR…!
Ushtaret (që kishte komanduar babai i Kostandinit, Kostanci) e admironin Kostandinin per cilesitë e larta , si njeri e si strateg i shquar , ndaj e proklamuan një zëri August. Kostandini parapelqeu me modesti titullin Çezar ,”pasi”, mendoi se “keshtu i lejohet të komandoj legjionet , pa të cilat jeta i vihej në rrezik”. Dhe Galerio , Augusti në fuqi , megjithëse nuk dëshironte u detyrua të pranojë vendimin e legjionarëve…13. Në keto kohë në perandorinë romake po “zienin” problemet politike , kishte revolta dhe luftra të brendeshme per pushtet, gjëra që e kishin çuar perandorinë që në vitin 308 ,(de fakto) të qeverisej nga gjashtë perandor njëheresh. Tre në pjesen lindore (Galerio , Licini dhe Masimini ) , dhe tre në atë perendimore (Kastandini , Masimiani dhe i biri i tij Masenci). Në vitin 309 , Masenci rrezoi baban e tij , Masimianin ,që si pasojë u vetvra. Në ketë mënyrë mbeten vetem Kastandini dhe Masenci që luftonin per zotrimin e Perandorisë Romake të Perendimit..14… Me 27 tetor 312 mbas Krishtit, dy pretendentet kryesorë per fronin , Kostandini e Masenci u gjenden perballë me ushtritë e tyre , nja 20 kilometra në veri të Romës,15, te Ura Milvio,16.. Kostandini me një manover të mençur e detyroi armikun e tij (Masencin) t’i vendosi trupat pergjatë lumit Tevere. Pastaj Kostandini, ashtu si i ka thënë peshkopi e historiani Eusebio , pa në qiell një kryq të zjarrtë, në cilin lexoheshin keto fjalë: In hoc signo vinces. “Me ketë kryq do të fitosh”. Atë natë , teksa flinte , degjoi një zë shugullues , që i kërkonte të vendoste kryqin e Krishtit në mburojat e legjionarëve. Dhe në agim ai urdhëroi që në vend të flamurit të vjetër të ngrihet një tjeter që do të mbante një Kryq të madh me inicialet e Jezu Krishtit. Mbi ushtrinë armike (të Masencit N.B.) valvitej flamuri me simbolin e Diellit të vendosur nga Aureliani , si zoti i ri pagan.. Ishte hera e parë, në historinë e Romes , që lufta bëhej në emer të fesë. Por Kryqi fitoi. Dhe (lumi) Tevere zvarriste , drejt grykëderdhjes kufomat e Masencios e ushtarëve të tij.. Dukej se ai po flakte tej mbeturinat e botës së vjetër…17. Kjo luftë në histori njihet me “emrin” Beteja Milviane.. Kostandini mbeti i vetmi perandor i pjesës perendimore (të perandorisë romake)…Ndersa në pjesen Lindore pas vdekjes së Galerit në vitin 311…18, ende mbeteshin Licinio e Masiminio. Më pas Masimino vdiq dhe Licinio u martua me motren e Kostandinit. Për një moment u duk sikur do të mbretëronte rregulli e qetësia. Por një vit më pas gjakrat u ndezen serish. Kostandini mundi në Panoni një ushtri të Licinios , që si hakmarrje ndaj kristianëve të Lindjes, filloi persekutimin e tyre. Kostandini ende nuk ishte konvertuar në (kristianizem) zyrtarisht , por kristianet e shihnin mbrojtësin e tyre. Ata perbënin maxhorancen dërrmuese , por jo tersinë e ushtrisë së tij prej njëqind e tridhjetë mijë burrash, kundër njëqind e gjashtëdhjetë mijë mbrojtësish të paganizmit nën komanden e Licinios . Ata u ndeshen së pari në Adrianopol e më pas në Shkoder , të parët korren fitore. Licinios u dorzua , prandaj i fali jeten, të cilit ja mori pas një viti . Dhe në emër të Krishtit u reformua një perandori, e cila romane kishte vetëm emrin..19. Nga viti 324 Kostandini ishte i vetmi perandor i Romës..20. Në vitin 330 ai per të qënë në një pozicion më qendror e transferoi kryeqytetin e perandoris në Bizant , në qytetin që e kishte ndertuar dhe i kishte dhënë emrin e tij , Kostandinopojë. Kostandini pas vdekjes ju a la perandorinë tre bijeve të vet , Kostancos , Kostandinit dhe Konstantes..21.
KOSTANDINI DHE KRISTIANIZMI…
Flavio Valerio Kostandini kishte lindur e rritur në një ambient familjarë tolerant. Babai i tij , Kostanco Klori (Kloros) adhuronte Diellin , ndersa nëna Elena , ishte e krishterë. Pavarisht ketyre ndryshimeve në besim , babai i Kostandinit , ndoqi një politikë tolerante ndaj të krishterëve (veçanarisht)në GALIA (Franë , Spanjë , Britani), ku ai qeveriste dhe nuk zabtoi disa Edikte (urdhera perandorak të viteve 303 – 305) të cilat persekutonin dhe shpronsonin tmerresisht të krishterët..22. Kjo të bën të mendosh që në rini Kostandini u bashkua me prirjen e njejtë të të atit , i predispozuar drejt një feje , që ashtu si feja e tij shpallte ekzistencen e një zoti të vetem..23. Përkundër ketij ambienti familjare , ai prendorak ishte pagan , ku feja e krishterë ndalohej me “ligje”, ndersa perandori i atyre viteve , Diokleciani njihej si një ndër perandoret më persekutor të krishterëve , edhe kur ata ishin nga familja e vetë ketij perandori. Po e “ilustrojme” ketë me diçka që na servirë historia: Valeria e bija e Dioklecianit ishte detyruar të martohej me Galerion dhe të hiqte dore nga Kristianizmi. Duke mos duruar ëtë ambient pagan Veleria së bashku me Prisken (gruaja e Dioklecianit , që ishte e krishterë e fshehtë) ishin arratisur ..dhe fshehur në Selanik… Diokleciani po i kerkonte…dhe Licinio (atëherë Cezar i Dioklecianit N.B.) kur i zbulon se ku fshiheshin, ato paten një fat të mjerë, pasi i detyron të hillen në detë e të mbyten… (autori i këtyre rrjeshtave e mbyllë me pyetjen..) : A e kish parashikuar Licinio se bashkë me të birin e tij do të vriteshin , po aty më pas nga Kostandini i Madh..?? .24. Më pakë se dhjetë vjet më parë se të ngjitej në pushtet Kostandini , të krishterët e kishin pësuar në lekuren e tyre…Vlenë të kujtojmë…se kjo periudhë kishte zgjatur tre shekuj, në të cilen dhjetra dhe mijëra martirë ishin detyruar të deshmonin dhe të ruanin fenë ,duke derdhur gjakun e tyre…25. Edhe në trojet Ilire u derdh mjaft gjakë nga i cili “linden” dhjetra e qindra martirë e shenjëtorë nga të paret tanë. Me këtë rast po kujtojmë vetem dy shenjëtoret dardanet , Florin dhe Laurin që u martirizuan në fillimet e shekullit II , dhe sot kanë si dëshmi në Kosovë kishen katolike të Grazhdanikut , me datë kremtimi e perkujtimi 18 gushtin.. Kosatndini pas ardhjes në pushtet filloi zbatimin e planeve të tija , për rindërtimin e një perandorie më të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht , por edhe më moderne e më njerzore.. Për këtë nevoitej një filozofi e re shpirtërore e jetësore , tek e cila njeriu “takonte” mbi të gjitha tokësoren dhe qielloren , paqen ,tolerancen , pendesen e faljen , të cilat e benin njeriun më të pergjegjëshem dhe të vlefshëm para shtetit ,shoqerise , familjes ,vehtes dhe Zotit , i cili i kishte meshiruar krijesat njerëzore me të derguarin e tij , Jezu Krishtin , doktrina e të cilit vijonte të perhapej e fitonte “terren”edhe pse në luftë me djajtë e shumtë që kishte lindur besimi pa besim , paganizmi.. Kostandini që në vitin 311 (edhe në bashkëpunim me ilirin Galerio) kishte miratuar një dekret që ndalonte perndjekjet e të krishtereve. Por pas vitit 312 kur me shenjën e kryqit të Jezusit korri fitoren e parë të madhe , (fitoret pas kësaj nuk do ti shterronin kurrë ..) , Kostandini do të shpallte në vitin 313 Ediktin e Milanos , Edikt që u nënshkrua edhe nga Augusti tjeter (i lindjes) Licinio.. me të cilin u takuan në Milano (Mediolanun)..26. Në Edikt ndër të tjera “thuhej”:
“…Tash e tutje kush dëshiron të besoj në atë Fe mund ta bejnë atë lirisht ,hapur dhe pa pengesa…dhenien e të gjitha lirive të krishterëve per kryerjen lirisht të riteve të tyre… ne u kemi dhenë atyre të gjitha të drejtat si feve të tjera , per hirë të paqës së kohes sonë… Në lidhje me të krishteret…është mirë të urdhërojmë që tu rikthehen pa pagesë, apo ndonjë formë kompensimi pasuritë e tyre të demtuara. Ata që kanë fituar prej tyre ndonjë dhuratë apo shperblim tjeter , janë të detyruar t’ua rikthejnë. Atje ku të krishteret kanë patur vendet e tyre të mbledhjeve dhe kishat e tyre , jeni të urdheruar t’i riparoni pa ngurim , apo kundershtim dhe t’ua dorzoni. Ju duhet t’i ofroni sherbimin tuaj komunitetit të krishterë , që urdherat tuaja të jenë sa më efektive , në mënyrë që permes shpirtmadhësisë sonë rendi publik të jetë i siguruar. Le të behet siç kemi thenë ne. Faktori hyjnor që na qendron pranë në situatat më të rendesishme që kemi kaluar , mund të ruajë dhe të zhvillojë sukseset tona ,per të miren e shtetit . Me synim që ky Edikt të njihet prej të gjithëve , duhet të behet predikimi i tij kudo ,që mirdashja jonë mos të mbetet e fshehur.”. 27. Nese Licinio gjatë luftes per pushtet e shkeli Ediktin e Milanos , Kostandini jo vetem e zbatoi me perpikmeri ,por ndërmori edhe një seri masash të efekshme që e nxori krishterimin nga katakombet në dritë të diellit , dhe kishat e katakombeve i zevendesoi me katedralet madhështore , ndër ndertesat më të bukura që njerzimi kishte parë deri atëherë…28. Në fakt, që nga viti 313 ,Osio , peshkopi i Kordoves u bë këshilltar i perandorit , që dalngadalë nisi të marrë mësime per fenë e krishterë. Kostandini i dhuroi Papës pallatin Lateran , që do të bëhej selia e ardhshme e papëve.29. Kostandini ndaloi heqjen e denimit me vdekje në kryq, ndaloi luftën e gladiatorëve, miratoi heqjen e të drejtes së babait që të shiste apo vriste fëmijet e tij , kufizoi divorcin , “ligjeroi”denimin e shkelejes së Kurores dhe vendosi të drejten e trashigimisë.. Gjithashtu nxorri dekretin per ndihmë dhe mbrojtje të jetimëve (në vitin 315..),vejushave, të varfërve etjer.. Në vitin 321 dita e diel caktohet ditë pushimi..30, duke zevendesuar kështu të shtunden hebraike. Institucionit të Kishes pak nga pak i njihet statusi juridik , që më parë i takonte vetem besimit pagan. Dalngadal festat e Krishtera u bënë ditë pushimi…Në mbreterimin e Kostandinit kthimi në fenë e krishterë u bë në mënyre masive, sidomos në krahinat Ilire..31. Në vitin 323 shenjat e krishtera u zënë vendin shenjave pagane në monedha… Terminologjia e krishterë nis të perdoret në legjislacion.. Kishes i njihet e drejta të trashigojë etj.32. Perandori Kostandini i Madh në vitin 325 thërret koncilin e parë ekumenik të Nikeas …per ti dhënë fund ndarjes dhe mungeses së harmonisë të provokuar nga herezia ariane… Koncili i Nikeas formuloi njërën nga doktrinat kryesore të fesë së krishterë , domethenë atë të Trinisë së Shenjte, të përbërë nga Zoti Atë …i Biri (Jezusi..) dhe Shpirti i shenjtë…Koncili u mblodh me 19 qershor (325) dhe zgjati dy muaj. Sipas raporteve të ndryshme ishin të pranishem rreth 250 -320 ipeshkev.. Herezia ariane kishte filluar të gërryente krishterimin pasi ajo mohonte natyren hyjnore të Jezu Krishtit. Arianizmi i kishte patur fillesat nga një “teolog” i krishter me emrin Arios nga Aleksandria e Egjyptit.. Ipeshkëvët në këtë koncil formuluan kredon nikeane që thoshte: “Besojmë në një At të Shenjtë unik të plotfuqishem , krijues të të gjitha gjerave të dukshme dhe të padukshme. Dhe në një Zot Jezu Krishtin , birë të Zotit, fëmijë i vetem dhe i lindur nga Ati , nga e njëjta lendë e Atit , Zot prej Zotit , dritë prej dritës . Zotë i vertetë prej Zotit vertetë , i përftuar dhe jo krijuar , bashkëthelbësor me Atin, nëpërmjet tij janë krijuar të gjitha gjerat , në qiell dhe në tokë , për ne njerzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit dhe u mëshirua , u bë njeri , u zhbë dhe ditën e tretë u ngjall , u ngjit në qiell , dhe do të kthehet për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit. Nëpër Shpirtin e Shenjtë.”.33. U fiksua dita (e parë) e Pashkëve në të dielen e parë që pasonte hënën e plotë pas ekuinoksit të pranveres..34. Kostandini ndërton bazilikat e para ; baziliken e Lateranos , e Shen Pjetrit në Vatikan , e Varrit Shenjtë në Jeruzalem etj..35.Vlen të kujtohet se disa autor i spjegojnë shumë nga vendimet e perandorit Kostandin në favor të krishterimit , si të kryera nën ndikimin e nënës tij Helenës (Elenës apo Lenës…), me emrin e të ciles lidhen disa nga ngjarjet më domethenese si : zbulimi i Varrit Jezusit , Kryqit dhe Gozhdëve të Kryqëzimit të Krishtit. Helena për këto është lumnuar shenjtore.. 36. Është “interesant” se megjithë perkrahjen dhe perqafimin që i bëri krishterimit ,Kostandini u pagëzua vetëm në vitin 326.. vdiq me 22 maj të vitit 337…37. Trupi i tij i futur në arkivol të artë dhe i veshur me purpur u varros në kishen e Apostujve të Shenjtë , në varrin e pergatitur prej atij vet në mes dymbëdhjetë varreve simbolike të Apostujve të Jezu Krishtit. Për veprat e tij shpirtërore , ndërtimore, shtetrore e qytetare , Kostandini është quajtur i MADH , ndërsa Selia e Shenjtë e ka shenjtëruar , dhe sot Ai është Shën Kostandini , që njihet si padron i ruajtësve së thesareve. Data e 21 majit perkujtohet e festohet si dita e Shen Kostandinit per mbarë boten e krishterë. Në të gjithë boten janë të ndertuara kisha me emrin e Shën Kostandinit . Një kishë e till deshmohet se ka qënë e ndërtuar edhe në Berat në vitin 1644.. Kisha me emrin e ketij shenjetori Iliro-shqiptarë ka të ndertuara te arbereshet në Itali , ku ka edhe një Fshat me emrin e Shen Kostandinit..38. Edhe vendi i rezidences të Fesë së re (Kristianizmin) , Roma , ishte “vendosur” de fakto gjatë qeverisjes së perandorisë Romake nga Kostandini i Madh..Theksojmë se për-rreth dy shekuj kishte pasur debate për rezidencën (botërore) të Kristianizmit (në mes Jeruzalemit dhe Romës), pasi siç dihet në Jeruzalem kishte lindur kjo FE , ndërsa Roma ishte qëndra e perandorisë dhe citohej në fjalen e Jezu Krishtit, që i ishte drejtuar apostullit Pjeter duke i thenë ; dhe unë po të them : Ti je Pietër (shkemb , gurë ) dhe mbi ketë shkembë do të ndertoj Kishen time..39. Apostulli Pietër kishte predikua fjalën e Mesisë dhe kishte ngritur “rezidencën” e kristianizmit me gjakun e tij në Romë , aty ku edhe u martirizua në vitin 64, në të njejten kohë me apostullin tjeter Shen Pali..40. Prej asaj kohe e deri sot kanë kaluar rreth shtatëmbëdhjet shekuj ,por vepra shtetndërtuese , qytetare dhe hyjnore e Kostandinit Madh jo vetem nuk është mbuluar me asnjë hije harrese , por perkundrazi ajo ka ardhur duke u bërë burim drite , që edhe sot merret si vlerë referimi e ndriçimi , me shpresë se do të kthiellohen sado pak rrugët tona shpesh me hije e mjegull , të së kaluares së larget e të afert.. Mjerisht ne shqiptaret që duhet të ishim të parët , për të marrë rreze dritë nga kjo dritë e birit tonë të Madh , vijojmë të jemi të “vonuar”.. Por pa harruar se ne Iliro-Shqiptarët gjatë këtyre shtatëmbedhjetë shekujve i kemi dhënë Botes edhe një “ TRINI ” me trajta njerzore e hyjnore , në momentet më delikate për fatet e njerzimit..:
Së pari Kostandinin e Madh (që i kushtohet ky shkrim) , kur bota lëkundej në mes paganizmit shkaterrimtarë dhe Kristianizmit shpetimtarë ,
së dyti Gjergj Kastriotin –Skenderbe , “mesinë” që me shpaten hyjnore mbrojti besimin e qytetrimin kristian në Europen e ligështuar të shekullit XV ,
së treti Nënë Trezen , predikuesen hyjnore të shekullit XX , e cila me fjalë e vepra shpëtoi nga mjerimi , mijera e miliona shpirtra , që dergjeshin në moçalin e varferisë morale e shpitrore , të nënshtruar e mashtruar nga djajtë e verdh , të kuq apo të zi…
Në fund një Lutje , Shën Kostandinit si shenjetori padron i ruajtjes të thesareve ; lutu per ne se jemi “thesari” i trashigimisë tënde Iliro-Arbënore-Shqiptare..!
REFERENCAT:
1.Jose Antonio Ullate Fabo , Kunder kodit Da Vinçi , fq.141
2.Simon Cox , Sekretet e kodit Da Vinçit (guidë mbi faktet ,personazhet dhe misteret e kodit…),fq.97
3.Simon Cox ,po aty ,fq.97
4.Edwin Jacques ,“SHQIPTARET” ,historia e popullit shqiptarë nga lashtesia deri në ditet e sotme ,fq.152
5.Indro Montanelli , Histori e Romes , fq.368
6.Indro Montanelli , po aty , fq.368
7.Ferdinand Schevill ,BALLKANI ,historia dhe qytetrimi , fq.37
8.Aleksander Stipçeviq , ILIRET , Historia , jeta ,kultura , simbolet e kultit ,fq.68
9.Simon Cox , po aty , fq.97
10.Simon Cox , po aty , fq.97-98
11.Indro Montanelli , po aty , fq.368
12.Edwin Jacques , po aty , fq.152
13.Indro Montanelli , po aty , fq.368-369
14.Simon Cox , po aty , fq.98
15.Indro Montanelli , po aty , fq.369
16.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.142
17.Indro Montanelli , po aty , fq.369
18.Simon Cox , po aty , fq.98
19.Indro Montanelli , po aty , fq.370
20.Edwin Jacques , po aty , fq.152-153
21.Simon Cox , po aty , fq.99-101
22.Michel Lemonnier O.P.,Histori e Kishes ,fq.56-57
23.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.141
24.Zhan Klod Faveirial , Historia (më e vjeter) e Shqiperisë ,fq.91
25.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.146
26.Michel Lemonnier O.P. ,po aty , fq.88
27.Marrë nga“ILIRIA BIBLIKE”.pergatitur nga Nikollë Loka e Gjet Kola, fq.25.
28.Iliria Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty, fq.24
29.Jose Antonio Ullate Fabo , po aty , fq.142
30.Iliria Biblike…perg. nga Nikoll Loka e Gjet Kola , po aty , fq.57-58
31.Serge Metais, Histori e Shqiptareve (nga Iliret te pavaresia e Kosoves), fq.169.
32.Michel Lemonnier O.P. , po aty , fq.89
33.Simon Cox , po aty , fq.92-95
34.Simon Cox , po aty , fq.100
35.Michel Lemonnier O.P., po aty , fq.89
36.Iliria Biblike …perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty , fq.74
37.Simon Cox , po aty , fq.100
38.Iliria Biblike…perg. nga Nikollë Loka e Gjet Kola , po aty ,fq.58
39.Michel Lemonnier O.P. , po aty , fq.21
40.Indro Montanelli , po aty , fq.299.