Farida Zmijani Ramadani sjell në Shkodër çmimin e parë të edicionit të tretë poetik “Në prehër të Gjallicës”

0
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
Kisha degjuar qe Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve ne Kukes ben organizime te bukura dhe per here te pare mendova te shkoj. Në prehër të Gjallicës” edicioni i tretë tashme tradicional mirëpriti poetët nga të gjitha trevat shqiptare në Kukësin e vogël e modest, por me zemër të madhe. Pjesemarrja e poeteve ishte shume e madhe. Rreth 140 poet kishin derguar poezite ku kishte emra mjaft te spikatur ne fushen poetike dhe te krijimtarise. Te them te drejten nuk mendova per vleresim por thjesht te jem pjesemarrese. Mund te them me plotgoje se organizimi ishte siç e mendova. Kryetarja Vera Istrefaj nje grua qe reflektonte miresi dhe sekretari Lulzim Hajdari dashamiresi kishin menduar deri ne detaje qe ne kete organizim ti jepnin hapsiren e duhur dhe te nderonin poetet nga mbareshqiptaria. Kishte poezi shume te bukura. E e e, surpriza e papritur!Mund të jetë një imazh i teksti
Vleresim me “Çmimi i pare. Emocion…!
Olimpi i andrrave
Shpresa gjithmon gërset n’koh,
Shpërthime galaktikash ndezin pranin tonë,
Si bim n’prehnin e nji dëshire t’hyjnishme
Pulsim gjaku n’limfë,
N’asht,
Përjetim,
Çukitun me sqepin e hans kur nuk asht e plotë,
Vesa zbret nga gjyhza e nji bari pa i marr leje askujt,
Tretet n’buzen ton t’rreshkun,Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe spital
Syni rrezaton nga drita e lakmushme qé ndezet e fiket,
Nga babëzia e shfrenume e ndjenjave,
Stepun prej hutimit t’heshtun prej kohs,
Prej shtrëngats t’pranimit qé e zen përfund,
Çapiten diten n’larushin e tingujve
Fillëru me fatin e gjallimit ku nis jeta,
Olimpi i andrrave hedh shtat mbi gërmadhat e harrume,
Ku mbahet peng e ardhmja përmes dekorit shumngjyrsh,
Përjetimi magjik i serviret syve shpues,
Dizenju n’fasada t’dukshme,
Ku limiti tashma asht si vij horizonti n’pafundsi.  Mund të jetë një imazh i 11 persona, flokë bjonde, televizori dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.