Nga : Lukë Luka
-(Te reja dhe te vjetra….)
Shkodra me madheshtine e saj, krahas 6 te medhajave, ka pase te zhvillume edhe tregtine, shkolla te hershme, shtypshkronja, biblioteka, hotele e lulishte, kinema e konsullata te hueja, fabrika e shoqni tregtare. Ne Shkoder asht punu argjendi, prodhoheshin arme e bahesh dashni…Ne kete qytet te bekuem prej Zotit, kane jetu burra te ditun; tregtare, zanatlije, humoriste e artiste si dhe gra te famshme qe prej Rozafes e Teutes,Nores e Trines e deri te ma te zakonshmet punetore e shpijake, te bukura e te ndershme. Te gjithe keto,burra e gra, jetonin e punonin ne kete qytet ku heroizmi e bujaria, inteligjenca e naiviteti, bolleku e vorfenia, humori e thashethemja, realja e absurdja, perbanin ate qe quhet madheshtia e nji qyteti….Jo kot kane thane: “kush asht shkodran tana i ban!”…
“Aktori i mirenjohun dhe i talentuem Ymer Bala, shkoj per te taku (edhe e takoi) Presidentin e ri te Amerikes Joe Biden (Xho Bajden), me te cilin bani nji bisede sekrete (pa pranine e gazetareve).A nuk verteton kjo ate qe thame ma siper se shkodrani tana i ban?”(vetem policin jo)!
Ne Shkoder, te moshuemit e kujtojne shpesh me respekt emnin e Dashe Gjones, e cila njilloj si Maria Valenski e Napoleonit, ishte hjedh ne krahet e Krajl Nikolles, per te zbute sadopak mizorine e pushtuesit. Kjo ne antiteze me “Zojen e zeze” komuniste shume vite ma vone.
Shoku jem, gjermanofoni Peter Gruda me pruni nji foto interesante te vajzave te Dashe Gjones, te njoftuna per bukurine, amelsine, shquetesine dhe sensualitetin e tyne si “Venera” shkodrane!….Ne foto ka e majta Ida,Tonia, Lola e Doga, vajzat e bashkeshorteve simpatike Dashe e Zef Çurcia..viti 1941