Ashtu siç e kemi cituar dhe herë të tjera, tanimë jemi në rrugë të mbarë . Festivali i teksteve folklorike, ka prurje mjaft brilante.Dhe ja, kur trokasin me krijimtarinë tyre artistë kalibri si Viktor Paloka nga Bashkia Vau i Dejëes, ky festival tekstëxsht vertetë merr peshën e duhur. Autori i këtij teksi njw bashkëudhëtar , dhe mik i hershëm i artistit Sali Mani, kesisojë ka hyrë në garë për të fituar çmimin “Sali Mani “.
Revista “FJALA” në këtë mbrëmje të datës 12 Nëntor 2020 bënë të ditur se çelë festivalin e teksteve të këngëve folklorike . Ky festival i cili i dedikohet kolosit të këngëve të folkut Shqiptar , artistit të përmasave mbarëkombëtare , Artistit të merituar Sali Mani . Konceptimi i këtij festivali është në dy faza . Fillimisht tekstshkruesit , ose siç i njohim ndryshe autorët e teksteve , janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë festival me krijimtarinë e tyre . Tekstet do të botohen çdo ditë në revistën “FJALA” online dhe klikimet e lexuesve do të jenë njëra nga dy juritë ku do të shpallen dhe çmimet “Sali Mani” . Ky festival do të mbydhet me 30 Dhjetor 2020 . Faza e Dyte do të jetë faza e interpertuesve të Rapsodve dhe Këngëtarve , të cilet do të interpretojnë pikrisht këngët pjesmarrëse , përfshi dhe ato fituese … Edhe njëhere iu kujtojmë të gjithë krijuesve që dëshirojnë të marrin pjesë të dergojnë krijimtarinë e tyre në adresën : shkabarevista@yahoo.com apo në faqen e Facebookut të revistës : Fjala News – Ju mirëpresim Gara ka nisur!
Po vazhdojmë pra festivalin e teksteve me krijimtarinë e artistit Viktor Paloka.
Nga :Viktor Paloka
Flasin malet e vulos koha
Bashke me krahet që ka shqiponja
Për kollozat e historisë
Dy viganat e shqipetarisë
N,letrat t,shqipes e për Flamur
Mbarëkombetar plot drit e nur
Gjuhë , liri e pavarësi
Si dy vellazen në perjetësi
I lartesojnë kohët e kurre si ulin
At Gjergj Fishten e Dedë Gjon Lulin
Dede Gjon Luli i malit të Hotit
E kish que vete dora e zotit
Me ja rrit fort Malcisë nurin
Me ja dhënë shqipes Flamurin
Me kushtrim të shqipetarisë
Drita e pare e Pavaresisë
Pushkë e besë e ndere arbërore
Në qdo pellambë është permëndore
Mbi Deqiq për djal mbas djali
Dede Gjon Luli është mai pari
Atë Gjergj Fishta i historisë
Ky Homer I shqipetarisë
Sa I madh shqipëtar nder letra
Ja la trollit shumë kryevepra
Nji ndër to është alfabeti
Per atdhe e fe lanë veti
Penda e tij ma e fortë se shpata
Prêt nder shekuj situata
Sa ti bjerë dielli globit
At Gjergj Fishta ndera e kombit
Dy kollozat e ketij trollit
Dritë e jetë I kanë dhanë kombit
Flasin gjuhë , flamuri e pushka
N,brigjet Hotit lidhë lahuta
Ne shtatore dy vigana
Po bajnë drite si dielli e hana
Per flamur e letra shqipe
Ndera e kombit rreze drite
Perjetesisht n,këtë tokë janë ngul
At Gjergj Fishte e Dede Gjon Lul
Kohët shkojnë por malet mbesin
Vepra e burra kurrë nuk vdesin
Dy vigana shqipetar trollit
Nder e lavde I kane lanë Kombit
Ata jane n,gjuh e nflamur
At Gjergj Fisht e Dede Gjon Lul
Jane ndër dhena permendore
Si dy vellazen te tokes arberore
Se kanë lanë trashigimtar
Malesi e mirdite mbarekombetar
Që aq shumë shqipen dojn
Dy viganat I perjetesojn .
Viktor Paloka Vau Dejes 2020