
Eja kuptoje se çfar do thot:
Prezantimi i propozimeve teknike me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zj.Mirela Kumbaro, Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj.Edona Bilali dhe kryetarët e Bashkive QarkuShkoder ishte hapi i radhës sa i takon trajtimit me prioritet të çështjes së mbetjeve për Qarkun Shkodër.
Interesi i lartë i shfaqur nga Bashkitë turistike Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës për reduktimin e nivelit të mbetjeve, rritjen e kapaciteteve, përballimin e sfidave në mirëmenaxhimin e mbetjeve, është shenjë e qartë e rëndësisë që mbart kjo nismë për gjithë veriun.

Të vendosur për ta çuar deri në fund nismën për zbatimin e metodologjisë së re të përllogaritjes me transparencë të sasisë së mbetjeve duke e bërë Qarkun Shkodër kampion të turizmit dhe ekonomisë turistike….Per të vijuar me tej serish pyetjen, ose aoto përgjigjen, me siguri të gjithë e kuptojmë se sa info të paqrta jepen nga instucionet e shtetit ton sot, por jo vetem.Ndaj lindin tri pyetje: Cilat ishin propozimet teknike? -Çfar thanë në këtë takim kryetaret e Bashkive?-Dhe cila , dhe kur do jetë dobia e këtyre propozimeve teknike , për tu “shpallur” kampion të turizmit?