DUHANI I KRAJËS QË NË SHEKULLIN XVII SHITEJ NË DUBROVNIK

0
141

Nga Hajrullah Hajdari 

Duhani është një bimë e cila është kultivuar para mijëra vjetësh në kontinentin e Amerikës e sidomos në territorin e sotëm të Meksiskës dhe Brazilit. Në Evropë kjo bimë ka qenë e panjohur deri në vitin  1492 kur zbuluesi Kristofor Kolumbo kishte mbërritur në Bahama. Aty si dhuratë kishte marrë edhe disa gjethe të thata të duhanit të cilat i solli në Spanjë. Megjithate,  35 vitet e ardhshme Spanja duhanin e importonte nga Amerika.Sevila u shpallë qendër botërore e duhanit, kështu që e gjithë sasia e duhanit që shitej në Evropë patjetër duhej të kalonte nëpër Sevilë.Fillimisht mendohej se kjo bimë është shumë e shëndetshme dhe në medicinë përdorej për trajtimin e dhimbjeve trupore. Poeti  i kohës Antoni Shut, në vitin 1592, në pamfletin e tij “Duhani” theksonte se mjekët e mbajnë të fshehtë cilësinë shëruese të duhanit pasi frigohen që mos të humbasin punën e tyre si mjekë!Farën për prodhimin e duhanit në Evropë i pari e solli anglezi Xhon Rolf, në vitin 1612, nga kur edhe filloi prodhimi masiv i duhanit. Çfarë duhet të dimë për dëmtimet nga duhani - Opinion / EditorialPërdorimi i duhanit për pirje shumë shpejt u përhapë në gjithë Evropën. Ai për këtë qëllim përdorej fillimisht në shtetet e zhvilluara dhe qytetet me standarte të larta e më vonë në konsumimin e tij u përfshinë pothuajse të gjitha shtresat e popullsisë.Nuk na është e njohur se kur ka filluar prodhimi dhe tregtimi i duhanit në viset të banuara me shqiptarë në Mal të Zi. Por, dihet se Kraja, Malësia por edhe Ana e Malit, Ulqini dhe Tivari e kanë kultivuar këtë bimë fitimprurëse së paku që në fundin e shekullit XVII, pra vetëm disa vite më vonë nga se kishte filluar prodhimi i tij në Evropë.Duke qenë se në fillim pirja e duhanit ishte privilegj iqytetarëve që kishin standard më të mirë jetësor, edhe tregun për shitjen e tij duhej kërkuar në shtetet apo qytetet më të zhvilluara.Padyshim, një ndër qytetet më të zhvilluara të kohës, në një largësi jo shumë të madhe nga Shqipëria, ishte Dubrovniku. Në këtë qytet shkodranët, kranjanët, ulqinakët e tivarsit filluan tregtinë me shumicë të duhanit i cili u bë shumë shpejt i njohur me emrin “duhani shqiptar” dhe si i tillë kërkohej në tregun e Dubrovnikut. Nuk na është e njohur se kërkesa e madhe për këtë duhan ishte si rezultat i cilësisë së mirë apo çmimit konkurues!   Në bazë të dokumenteve dhe akteve të ruajtura në Arkivin Shtetëror në Dubrovnik, mbërrijtja e parë e duhanit nga Shqipëria Veneciane (Albania Veneta) në Dubrovnik, daton  që në vitin 1691. Tregtari Matija Orebiq, kishte sjellur në Dubrovnik 11 thasë me “duhan shqiptar”. Në vitet e ardhshme u evidentuan edhe qindra raste të tjera, fillimisht nga tregtarët vendas (dubrovnikas) e më vonë edhe nga vet prodhuesit apo tregtarët shqiptarë. Kjo tregon se tregtia me “duhanin shqiptar”, që atëherë kishte karakter të import-exporteve jo të rastësishme por të veprimeve tranzite  të përhershme.Ndërkaq, Librat evidentues të ardhjes së udhtarëve dhe mallrave në Dubrovnik ekzistojnë vetëm nga viti 1716. Nga analiza e këtyre librave mund të konstatohet se “duhani shqiptar” ishte më i kërkuari dhe dominues në tregun e Dubrovnikut, edhe pse ky qytet kishte tregti të zhvilluar me krejt Ballkanin, Azinë e Vogël dhe Meditarin.  Nga ky territor i madh  impertohej vetëm 1,5% e sasisë së duhanit të impertuar, ndërsa pjesa tjetër imprtohej, pothuajse e gjitha nga pellgu i Liqenit të Shkodrës, ku bënë pjesë edhe Kraja. Në periudhën 1691-1815 në  Lazaretet e Dubrovnikut  janë evidentuar mbi 400 raste të importit të duhanit nga bazeni i Liqenit të Shkodrës.Kultivimi i Duhanit ne Itali. Makina moderne - YouTube Sasia dhe përqindja e duhanit të eksportuar në Dubrovnik, nga ky territor, nuk mund të përcaktohet saktësisht as nga dokumentet dhe aktet (sanita e tj.) të disponueshme, ngase evidencat nuk janë udhëhequr rregullisht ( ka vite që janë udhëhequr shumë pakë madje ka vite që evidentimi zyrtar nuk ka qenë i obliguar, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit XVIII), shihen lëshime, parregullsi dhe një shumicë nga ata janë të dëmtuara. Sidoqoftë, për kohën për të cilën bëhët fjalë, sasija ka qenë e konsiderueshme, madje për arsyera që i cekëm më lartë, sasia ka qenë më e madhe se në dokumentet zyrtare. Në vitin fillestar, 1691 në Dubrovnik kishin hyrë vetëm 330 kg (11 thasë), ndërkaqë në vitin 1782 arrin në 31.200 kg.  Caktimi i saktë i volumit të duhanit të shitur në Dubrovnik është vështirë të përcaktohet sepse matja e sasisë së duhanit që sillej në tregun e Dubrovnikut shumë rrallë bëhej me njësitë matëse të rregullta (oka, libra) por, sigurisht për arsy praktike, për matjen e paketimeve është marrë një vlerë mesatare e njëhësimit, kështu që një ballë duhan është llogoritur 60 kg ndërsa një thes 30 kg. Nga librat e  evidencës shohim se duhani paketohej në: balla, thasë, shporta, fuçi, sanduk, kofa etj.dhe transportohej nga Shkodra, Buna, Ulqini dhe Tivari në rrugë ujore (anije). Po ashtu nuk është e njohur se cili lloj i duhanit prodhohej në pellgun e Liqenit të Shkodrës. Megjithate në bazë të disa përshkrimeve mund të konstatohet se  prodhohej duhani gjethmadh.Në tregun e Dubrovnikut ishte i njohur si “ORTA” që në turqishtë do thotë “i mesëm”, gjeth i cili të duhani gjethmadh më së shumti vlerësohet.Tkurret” kultivimi i duhanit – Si ka ndryshuar siperfaqja e mbjelle nga  viti 2013 - AgroNews.Al Nga 400 rastet e evidentura të importit të duhanit në Dubrovnik, nga 1691-1815, mund të konstatojmë se rreth 80% të eksportuesve  janë prodhuesit apo tregtarët shqiptarë. Kjo tregon se në trojet shqiptare të pellgut të Liqenit të Shkodres prodhimi i duhanit ka filluar që në shekullin XVII.Shumica e tregtarve të duhanit ishin nga Kraja dhe ShkodraPo ashtu, në bazë të dokumenteve të Lazarati në Dubrovnik,  është vështirë të caktohet saktësisht territori i prodhimit të duhanit të shitur në Dubrovnik. Dihet mirë se në të kaluarën Kraja dhe Ana e Mali kanë qenë kryesisht të orientuara në tregun e Shkodrës kështu që ka mundësi që një pjesë e duhanit u është shitur shkodranëve të cilët në dokumente paraqiten si eksportuesit më të mëdhenj ( nga 255.375 kg.”duhan shqiptarë” të shitur në Dubrovnik  118.835 kg i kanë tregtuar shkodranët). Nga ana tjetër në shekullin XVII shqiptarët si mbiemër përdornin emrin e babait, gjyshit, titullit, zanatit apo prejardhjes së tyre, kështu që kjo edhe më shumë e vështirëson identifikimin e vendbanimeve të tregtarëve të duhanit në Dubrovnik. Megjithate kryesisht në bazë të emrit dhe mbiemrit të eksportuesve,  po japim emrat e atyre të cilët, sipas mendimit tim, kanë qenë banorë të K

rajës, si prodhues apo tregtarë: 1.Sulejman

 Kranja, 10.shkurt 1739, 120 kg, 2Ibrahim Bobo(sh)ta,18.shtator 1740, 420 kg.3.Shimun Kranja,9.mars1750, 870 kg, 4.Ahmet Kranja,26 prill 1751, 60 kg, 5Ali Kranja, 4 korrik 1752, 150 kg dhe më 5 tetor 1759, 4.500 kg, 6.Haxhi Kranja, 5 nëntor 1753, 710 kg, 7.Hysejn Lubani, 7 prill 1755, 150 kg, 8.Nuro Kranja,  21 prill 1775, 570kg, 24 qershor 1771,480 kg, 14 maj 1774, 240 kg, 10 prill 1777, 930 kg, 18 korrik 1777, 300 kg, 24 mars 1778, 360 kg, 26 maj 1779, 210 kg, 20 shtator 1780, 1290 kg dhe 26 shtator 1780 30 kg. 9.Jusuf Kranja, 24 maj 1761, 1740 kg, 10.Gec Kranja, 8 shkurt 1764, 60 kg dhe më 12 maj 1782,1530 kg, 11.Haro Kranja, 25 nëntor 1765, 120 kg, 12.Mustafë Kranja, 16 nëntor 1781,120 kg, 6 shkurt 1786,360 kg dhe më 26 dhjetor 1789, 840 kg. 13.Kapllan Kranja, 14 tetor 1784, 1000 kg dhe më 9 shkurt 1787, 270 kg. Të gjithë të përmendurit si vend të eksportit kanë Shkodrën. Si eksportues të duhanit në Dubrovnik, që vend të eksportit kishin Ulqinin, paraqiten:Ostrosi i Krajës, fshati historik shqiptar në Mal të Zi që po zhduket  ngadal • LIDERI 1.Ulqinaku Jakov, 21 janar 1721, 90 kg, 2.Hoxha Ali, 19 shtator 1722, 360 kg, 3.Rais Mehmet, 31 gusht 1722, 120 kg, 4.Damir Ramo Turk, 29 tetor 1726, 60 kg, 5.Usta Saro, 23 maj 1736, 30 kg, 6.Hasan Omeri, 24 shkurt 1752, 1200 kg, 7.Boshjatica Rais Liko, 7 qershor 1754, 120 kg. Ndërkaq si eksportues të cilët si vend eksportues kishin Bunën (bojana) paraqiten: 1.Me(a)liq Derushi,25 maj 1723,240 kg, 2.Mehmet Çelebi, 7 qershor 1723, 840 kg, 3.Anton Paçe,10 mars 1729,690 kg,4. Domenik Kola,28 prill 1725, 300 kg, 5.Mehmed Qatoviq, 14 prill 1733, 300 kg,6.Filip Shkodrani, 3 dhjetor 1793, 1020 kg, ndërsa nga Tivari: 1.Sefo Turçin, 21 maj 1724,330 kg,2.Ali Basha,3 prill 1734,120 kg, 3.Hasan Mehmet,30 dhjetor 1737,840 kg, 4.Sefer Shifula,29 prill 1741,840 kg,5.Ahmet Llunja,18 prill 1762, 2640 kg.Nga shënimet e paraqitura mund të konstatohet  se prodhuesit e duhanit nga Kraja, Shkodra, Ulqini dhe Tivari kanë qenë për më shumë se 130 vjet furnizuesit kryesor të Dubrovnik me duhan. Natyrisht me ndryshimet thelbësore ekonomike dhe politike në fund të shekullit XVIII, ndryshojnë edhe kushtet për plasmanin e duhanit, kështu që kranjanëve dhe të tjerëve u bëhët pothuaj e pamundur shitja e duhanit në rrugë legale në Dubrovnik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.