𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗥𝗿𝘂𝗴𝗼𝗿𝗲 𝗮𝗽𝗲𝗹 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲: 𝗧𝗿𝗲𝗴𝗼𝗻𝗶 𝗸𝘂𝗷𝗱𝗲𝘀! 𝗔𝗱𝗿𝗲𝗻𝗮𝗹𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗳𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗲̈𝗻𝗼𝗷𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝗻

0
140
Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.policia rrugore – Policia e Shtetit
Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin.
Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve.LEZHE:POLICIA RRUGORE KONTROLLE PER SIGURINE NE RRUGE | STAR PLUS TV -  SHKODER
Mos udhëtoni më shpejt se jeta!
Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën.
Kontribuoni për sigurinë rrugore!
Vit të ri sa më të mbarë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.