Dodë Kaçaj, poeti , dhe politikani i të gjitha kohërave dhe përmasave.

0
1330

SHËNIME NGA PORTRETI I MËSUESIT, INTELEKTUALIT, POETIT DHE   POLITIKANIT DODË  KAÇAJ

Nga  Ndue  Bacaj

Malësia e Madhe ndër shekuj e mote nuk ka lindur e rritur vetëm burra trima të pushkës në mbrojtje të lirisë , trashigimisë dhe trojeve shqiptare, por ka lindur e rritur edhe burra të shquar të fjalës e pendës , të cilët me fjalën dhe pendën e tyre kanë kontribuar jo më pak se ata të pushkës, për Malësinë e vlerat e saja të shquara  historike, kulturore e mbi të gjitha atdhetare shqiptare. Një ndër këta burra të shquar të fjalës e pendës në Malësi të Madhe e më gjërë ka qenë edhe mësuesi, intelektuali, poeti dhe  deputeti  kastratas Dodë  Kaçaj.Dodë  Kaçaj ka lindur  në Bajzën e Kastratit me 02 prill 1947, në fisin e KAÇAJVE, të njohur  për vlerat e burrërisë, bujarisë e atdhedashurisë , vlera këto të shoqëruara me hijeshinë, bukurinë e madhështinë fizike, tipike të trashigimisë së pastër etnike Iliro-Shqiptare. Kujtojmë se nga ky fis ka qenë trimi atdhetar Mark Fran  Kaçaj , i cili është ndër luftëtaret e  shquar të kryengritjes kundërturko-osmane të vitit 1911 të Malësisë Madhe dhe në luftën e Koplikut 1920, në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesit serbo-malazez, ku edhe u plagos. Gjithashtu nga ky fis ishte i madhi Lukë Kaçaj , këngëtari-bas , që me interpertimet e tija mrekulloi skenat më të mëdha të teatrove të operave botërore e shqiptare. Vlenë të cilësohet se Bajza e Kastratit ku lindi ,u rritë dhe mori edukaten e parë , mesuesi , poeti e intelektuali Dodë Kaçaj ka qenë qendra historike e traditave më të mira të Malësisë e shqiptarisë, në “sofren” e trimërisë , urtësisë, burrërisë , besës , bujarisë, por edhe të traditiave më të mira e më të shquara të kulturës e jetës. Në qendren e Bajzës së Kastratit (Shpella e Frashnit apo te Kishae Bajzës) zhvillohej logu i këngëve , valleve dhe lojrave të tjera popullore, por mbi të gjitha  zhvillohej edhe logu i bukurisë , ku konkuronin  femrat më të bukura të Kastratit e më gjërë. Femra më e bukur zgjidhej nga një juri popullore , duke e “etiketua” se ka da (dalluar) te Shpella e Frashnit apo te logu i Kishës. Ky konkurim mund të themi me plotë gojë se ka qenë pararëndës i konkurimeve të sotme modern për zgjedhjen e miseve, por me një ndryshim të madh, pasi  në ato kohë konkurimi  kishte karakter të theksuar kombëtar , me xhubleten për femrat e me xhakçir e xhamadan për burrat…  Në këto rrethana historike e kulturore do të merrte edukaten e parë familjare e shoqërore Dodë  Kaçaj, i cili shkollen shtatëvjeçare do ta kryente në Bajzë , ndersa gjimnazin në Koplik. Pas mbarimit të këtyre shkollave me rezultate të shkelqyara , jo pa veshtirsi (për arësye të disa kleçkave në biografi) do të regjistrohej e të perfundonte studimet e larta në degën gjuhë-letërsi, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës në vitin 1971. Pas mbarimit të studimeve me rezultate shumë të mira, Doda do të fillonte me perkushtim profesionin sa të bukur aq të vështirë të mësuesit. Fillon punë si mësues në shkollen e Bratoshit (Kastrat), por për arësye biografie , ai transferohet si mësues në Shosh të Dukagjinit për 12 vite rresht. Dodë Kaçaj edhe pse në keto kushte persekutimi, shquhet si një mësues e edukator i fëmijëve dhe brezit të ri me vlerat më të mira të arsimit , kulturës e traditave shqiptare. Dodë Kaçaj që heret në kohen e studimeve ishte dalluar si krijues i lindur , ku edhe provoi , por biografia do ta ndiqte duke i mbyllur rrugen e botimeve deri në vitin 1985 , kur arrinë të botojë librin e parë poetik me titull: “Këngë majekrahi”. Libri u mirprit nga Kritika dhe lexuesit. Duket se ky botim ishte disi çelsi i vijimit të krijimtarisë së tij. Doda do të jepte një ndihmesë të madhe në hartimin e teksteve të mrekullueshme për ruajtjen dhe ripërtritjen e këngëve të lahutës dhe këngëve popullore shkodrane, duke qenë edhe inspirues pa paragjykime i talenteve të reja. Shumë krijime të Dodë Kaçajt u kënduan në këngë e valle në festivale lokale e deri në atë kombëtar të Gjirokastres e Beratit , edhe pa u cilësuar emri i tij si autor.. Dodë Kaçaj si intelektual i shquar ishte ndër të parët malësorë e shkodranë që kuptoi erën e ndryshimeve pluraliste e demokratike. Ai u vu në ball të ketyre ndryshimeve për rrezimin e monopolit të partisë së punës , si dhe ishte një nga propoganduesit dhe themeluesit e Degës së Partisë Demokratike në Malësi të Madhe dhe në Shkodër. Mbaj mend se në mitingun e zhvilluar nga PD-ja në Bajzë të Kastratit, me 19 shkurt 1991, ku merrnin pjesë edhe Sali Berisha, Azem Hajdari, Pjetër Arbnori e tjer, Dodë Kaçaj kur do të merrte fjalen e cila shkelqeu në oratori e objektivitet, ku ndër të tjera më kanë mbetur në mendje  edhe fjalët e tij: …Boll kemi degjuar fjalën e rrenës , erdhi koha të dëgjojmë fjalën e nënës… Doda megjithse politiken persekutuese të regjimit komunist e kishte hequr mbi shpinen e tij e familjes tij , ai kur u bë deputet , nuk ishte hakmarrës , perkundrazi bashkëpunues në interesë të Malësisë ,demokracisë e Shqipërisë, duke ja lënë të kaluemen regjimit komunist që e kishte hequr rreth gjysma e Europës e më gjërë. Dodë Kaçaj me vota të drejtperdrejta nga populli i Malësisë do të zgjidhej dy herë deputet i Kuvendit  popullor të Republikës së Shqiperisë. (me 31 mars 1991 dhe me 22 mars 1992). Kontributi i Dodës si deputet ka qenë i rendësishëm e konstruktiv, si dhe perfaqësues për Malësinë e më gjërë. Dodë Kaçaj ka qenë insisiatori kryesor në ndarjen administrative të Malësisë së Madhe nga Shkodra, si dhe ngritjen dhe funksionimin e institucioneve lokale të Malësisë së Madhe. Dodë Kaçaj gjatë ketyre viteve ka qenë edhe një udhëheqës e “kryekëshilltar” , që me mençurinë dhe inisiativen e tij beri të mundur që prona në Malësi në pergjithsi të shkoi te i zoti, duke vënë në praktikë një nga të drejtat themelore të njeriut dhe të shmangë jo pak konflikte… Dodë Kaçaj nuk nguroi të kretikoj as Partinë Demokratike , kur ajo ndermerrte hapa të nxituar apo gabuar , sikur ishte në pushtet dhe në opozitë. Madje për keto kritika të drejta , parimore e demokratike ndaj PD-së, Doda nuk u ndalua as kur u mënjanua në një farë mënyre nga politika… Dodë Kaçaj edhe pse i angazhuar politikisht ai nuk harroi për asnjë moment krijimtarinë e tij letrare, ku nga kjo krijimtari poetike po cilësojmë librin me poezi me titull dmethënës  “Qielli i Syrit”, poezi këto  me një stil të veçant poetik, tharm artistik , filozofik, sentimental, por edhe melankolik. Dodë Kaçaj fatkeqësisht vdes nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë  pa shërim, me 23 prill 1998.  Doda vdes fizikisht , por vepra dhe kujtimi i tij jeton në mes nesh , veçanarisht në mes atyre që paten fatin t’a njohin nga afër në punë e të shoqëroheshin me të. Komuna Kastrat (sot njësia administrative), duke vlersuar kontributin , punen dhe veprimtarinë e Dodë Kaçajt në arsim , kulturë , politikë dhe në mardhëniet  shoqërore i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Komunës (pas vdekjes) , si dhe shkollës së mesme Bajzë i ka dhënë emrin shkolla e mesme “Dodë Kaçaj” Bajzë. Doda kishte lindur shpirt njeriu dhe i till qendroi deri në fund të jetës së tij…

Koplik me fund-tetori 2020.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.