Mendime,
mbi librin “Burrat e Malësisë-III”, me autor Ilmi Kurti
Nga: Ndue Sanaj
Grupi i dyte përbehej nga Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi, dhe u quajte Malësia e Vogël, që sot quhet Malësia e Gjakovës.Nga ky ekuilibër i ri, banorët e filluan të shkonin drejt një përqendrimi ekonomiko-shoqëror, politik dhe kulturorë, i cili u shpreh edhe me një emër të përbashkët, pasi i gjithë vendi u quajt “Malësi” dhe banorët “malësorë”, pra u zëvendësua emërtimi Pulat (Pulti).E theksoj ketë moment historik, se zoti Ilmi ka marre përsipër një detyre shumë të madhe, por fisnike. Burrat e burrneshat e kësaj Malësie e përberë prej 9 malesh, ka aq shumë burra e burrnesha, sa do ti duhen vëllime të tëra, për ti paraqite.
Urojmë, që Ilmiu t’ ia arrije këtij qëllimi, se nuk i mungon vullneti dhe atdhedashuria.
Në mbyllje, Ilmi Kurti, urime dhe urime!Të uroj të vijoni pa u ndalur në detyrën tuaj fisnike, e cila është një shembull për të gjithë, që e quajnë veten atdhetare dhe duan të punojnë për te me shumë pasion, me shumë fisnikëri!
Ju faleminderit!
Reç, me 28 tetor 2020