Life Hasaj, shkrimtare, poete Shkodër
Kerni Gila e Kaçel Doda
E po vinë dy re mizore/Dy djelmosha prejZagore
Këto vargje rapsodike për djelmoshat e Zagorës nga Shkreli qëndrojnë bukur në Lahutën e Malcis, mes mijëra vargjeve të shkruara nga Gjergj Fishta. Për të shkruar këtë vepër Epope u frymëzua nga heroizmat e malësorëve në qëndresën përballë armikut për të mbrojtur trojet. Fishta nëpërmjet mijëra vargjeve arrin t’ja vendos vulën historisë. Përshkrimi që bën poeti;- E po vijnë dy re mizore, jep forcën e madhështinë e trimave. Ato vinë rrufeshëm me gjakun e ndezur e besën e dhënë për t’mos patur kthim deri në vetëmohim. Derisa ai bën këtë përshkrim, “ Re mizore” duket se forca e qëndresa në luftëra vigane kundër pushtuesve ka qënë e dalluar e rreptë dhe e ashpër. Duket se forca që ato kanë është uragan që sjell rrebesh, suferinë. Epiteti, fjala “Mizor” do të thotë i pamëshirshëm, i pandalshëm, jashtë arsyes, pa marrë parasysh asgjë deri në vetëmohim. Fitorja e asgjësimi i armikut për heronjtë s’ka tjetër alternativë veçse;-luftë, për jetë a vdekje. Këta djelmosha në përshkrim janë si re mizore që lëshojnë vetëtima, bubullima. Kaçel Doda e Kerni Gila kishin zë të madh në krahinë, kur lëshohej kushtrimi e kriste pushka ato ishin kudo, ishin te gatshëm tu përgjigjeshin thirrjeve, për të mbrojtur tokat, familjet, jetën e Atdheun. Në këtë kohë funksiononin bajraqet, e në kohën e Fishtës, Malësia e Madhe ishte e organizuar me fise, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Trieshi, Gruda, Koja e Kuçit. Thirrjes së Oso Kukës për të luftuar në Vraninë, për të mbrojtur kufirin e trojet i’u përgjigjën dy djelmoshat bashkë me trimat që përmënd Fishta;
Oso Kuka n’jelek arit
pash e m’pash po i bjen pazarit,
ngjit mbas tij vjen shpata e dekës
Sokol Tona i Gurtit t’Lekës….
Mbrapa i shkon njaj biri i t’mirit
Taro Pllumi i Jugomirt,
Manej vinë dy re mizore,
dy djelmosha prej Zagore,
Kaçel Doda e Kerni Gila
t’rritun n’moshë si karafila
asht Çoku i Mar’ Kol Dinit
Prej Kabashit t’Dukagjinit,
gjithsej 40 heronj. Trimat qëndruan heroikisht duke djeg’ veten e Kullën e Barotit, në të cilën qëndruan të rrethuar nga malazezët e hodhën në erë Kullën edhe 200 sllav në vitin 1862. Shqiptarët ishin mes dy zjarresh; perandorisë pushtuese otomane si model i rizgjimit të lakmive grabitqare të fqinjëve Sllav. Sllavët ia kishin vënë syrin ishullit strategjik të Vraninës, i cili ndodhet disa km larg Titogradit në breg të Liqenit të Shkodrës. Përgatitjet ushtarake dhe ndihmat nga Rusia për Kral Nikollën ishin realizuar dhe pritej sulmi, por u duhej një shkak. Shkaku banal i tyre ishte se rojet kufitare i plaçkisnin e i dhunonin sipas tyre banorët Malazezë, çka nuk ishte e vërtetë, ishte e kundërta sllavët filluan plaçkitjet prej lakmisë për këtë vënd të bukur. Kërkohej pushtimi i Vraninës nga sllavët me çdo kusht, ku në atë kohë Oso Kuka ishte komandant i rojeve kufitare e pikërisht në Vraninë, vënd peshkimi e i bukur, shumë i lakmueshëm për toka e kullota.Avdi Pasha(sundimtari i Shkodrës, thuhej se ishte nip i derës së Karagjeogjeviçëve të Beogradit), nuk kishte ndërmënd të dërgonte ushtarë të perandorisë në mbrojtje të Vraninës, por thërret Oso Kukën dhe i thotë se; tash je këtu e malazezët me në krye Vulo Serdarin në Vraninë po vrasin e po presin, e nuk paska asnjë shqiptar që shkon me i dal zot këtij vendi. Në këtë situatë dramatike për shqiptarët e Vraninës komandanti trim Oso Kuka i drejtohet Avdi Pashës(sundimtarit të Shkodrës);
Zot, ç’ka thanë ai Avdi Pasha
paska mbet’ Shqipnia n’vasha,
qysh se s’leka mbrendë një djalë,
n’atë Vraninë mue sot me m’dalë.
…Avdi Pashë, tha, ma kadalë
mos e thuj dy herë atë fjalë,
se për Dinë, e për Imanë,
t’baj që t’kjanë e zeza nanë.
Mbasi Oso Kuka mblolli trimat e vendosi t’i drejtohet Vraninës me trimat e vet, Fishta e përshkruan madhështor, krenar e të vendosur për luftë;
Se s’ke pa shqiptar me sy,
Që djeg vedin edhe ty.
Kulla e Barotit u rrethua nga 2000 ushtarë malazezë, qëndrimi i 40 trimave ishte heroik, deri sa i’u mbarua baroti e armatimi ata qëndruan duke ruajtur barot për të djegur kullën e për t’mos u dorëzuar, duke djegur edhe veten. Ata pritën sa të afroheshin ushtarët e huaj e i dhanë flakë Kullës ku dogjën edhe 200 ushtarë sllav.Kaçel Doda e Kerni Gila,Te rritun në moshë si karjfila
Fishta i krahason për moshën e re, me karajfila, por luftëtarë të guximshëm sepse janë të rinj, të guximshëm e të besës për interesat shqiptare. I quan djelmosha Fishta edhe populli, pasi duket se ishin midis adoleshencës e moshës rinore, dhe për këtë morën më shumë fame dhe sipas pasardhësve të tyre, nuk ishin të martuar. Ishin betuar të mbronin vëndin e më gjërë.
Çou Kaçel merre lahuten
e mi thuj dy fjal të bukra,
e mi thuj dy fjal shqiptare
se s’dal bese pa pa m’qit fare.
Kaçel Doda i bjen lahutës dhe i këndon gjatë qëndresës në Kullë në rrethana të vështira e thrrasin të këndojë për tu dhënë moral. Kaçel Doda është nga fisi Colaj, dikur Husaj, sot lagja Stol I Zagorës ku jetojnë edhe sot pasardhësit e tyre. Kerni Gila,i cili ka edhe një kushëri Hus Gila që përmëndet në lahutë flitet se është nga fisi Leknikaj, fisi që u konvertua në musliman, Sadri Zek Leknikaj burrë me emën, e bani për të ndihmuar krahinën, familja që për më se një shekull ka festur Shenkollin Maj, e festa tjera me miq katolikë e muslimanë nga shkreli e Malësia. Ndoshta nuk është rastësi që muslimanët e fshatit Zagorë Shkrel caktuan vëndin e Kishës së Shkrelit, kontribuan me materiale e ndërtim. Sot ka trashigimtarë nga të dy fiset edhe Colaj e Leknikaj e jetojnë në Zagorë, Shkrel. Flitej se këndonin bukur këngët e kreshnikëve, sokolave, dhe këngët e vashaveUne Life Hasaj e shkolluar në Zagorë dhe e punësuar si drejtore kulture e mësuese po në Zagorë, shkrel Bajzë e Koplik si mësuese e drejtore kulture, nga viti 1983-1995 e kam dëgjuar sa herë këngën për këto dy trima nga shumë lahutarë por dhe nga babai im Osman Hasaj, i ditëlindjes 1908. Lahutaret si; Pjeter Luketa, Prek Marvukaj, Dyl e Islam Çeraj, Ahmet Makaj, Brahim Haxhija, Rrok Kanto Marashi etj, kanë përcjell’ deri vonë vargjet e plota,
-O Kaçel, e djali i Husaj,
A e din, ku mbet lahuta,
Ku t’mbet besa edhe zani
Kerni Gila Zot çka bani?
Lahutarët e malësisë kanë mbushur jetën e malsorëve me këngë të eposit kreshnik, Gjeto Basho Mujit e Halilit, Gjergj Elez Alisë,Tanushës së Kralit por edhe me këngët e trimave të kohës gjatë luftimit apo duke ju thur’ këngë pas vdekjes, ashtu siç ndodhi edhe me këngët e Kaçel Dodës e Kerni Gilës. Këto vargje mbeten frymëzuese për brezat e duhet të jemi krenarë për vargjet e Fishtës e vargjet e lahutarëve në këngët e tyre. Fishta përveçse në Bardhaj, (fshati i Dede Gjo Lulit) me trimin Marash Uci ka mbledh këngët e Lahutës duke shkuar në gjithë fiset Shkrel, Kastrat, Kelmend, Hot e Grudë, Triesh e Koja e Kuçit. Ështe ndalur dhe në Zagorë, Shkrel, si në shtëpinë e familjes Rushaj Zagorë, në shtëpinë e Vat Marashit, në Dedaj në fisin Lumaj (Sokoli) etj. Malësorët tregojnë se shkonin në Kishën e Hotit nga t’gjitha anët, tregonin se ishte predikues por edhe shumë atdhetar u fliste për kombin e urrejtjen për armikun, për ruajtjen e trojeve. Fishta e quan Lahuta e Malcis dhe duhet te jemi krenarë, pasi Fishta lindi në Zadrimë, punoi në Hot si Famulltar dhe shkroi Lahutën. E quajti të tillë, pasi ai u bazua në lahutën e malësorëve.Shpërthimi i Vraninës tronditi sarajet e Kralit të Cetinës por dhe të Europës. Për fatin e keq të shqiptarëve ishulli i Vraninës, i cili gjëndet disa kilometra larg Titogradit në breg të Lliqenit të Shkodrës si shumë pjesë shqiptare iu aneksua Malit të zi në vitin 1913.
Shkodër, Shkurt 2022