𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚: 𝐍𝐞 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐯𝐨𝐥𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐲𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫!

0
150
May be an image of 13 people and people standing
Lideri historik i PD, Sali Berisha, së bashku me kandidatin Bardh Spahia të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, kanë nisur një bashkëbisedim me gazetarët në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha:
“Dua të falënderoj me mirënjohje qytetarët e Shkodrës për qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracisë këto 30 vite.
Ne jemi në një fushatë elektorale. Në të vërtetë në thelb ne jemi në një revolucion paqësor demokratik me të cilin kemi një synim më kryesor, rikthimin e opozitës së vërtetë shqiptare, rivendosjen e pluralizmit politik të vërtetë dhe natyrisht, natyrisht sjelljen në pushtet të PD dhe opozitës shqiptare.”
Në këtë përpjekje që nisi nga fillimi i tetorit dhe pati impakt të gjerë pozitiv në shoqërinë shqiptare, ndodhi që të ketë, të dekretohen me të drejtë, gjashtë bashki të vendit por që kanë një elektoral prej 710 mijë votuesish në lista, në të cilat duhej të zgjidhej qytetari i tyre i parë.May be an image of 11 people and people standing
Ne aplikuam primaret, sepse në revolucionin tonë demokratik paqësor ne besojmë se është vendimtare, rikthimi i lirisë dhe vlerave të saj në shoqërinë shqiptare. Liria si e tillë, pa votën e lirë nuk ekziston. Nuk ekziston, ndaj dhe ne filluam me rikthimin e votës së lirë në partinë tonë, si kush i të gjitha kushteve që kjo të jetë një opozitë e vërtetë dhe do të vazhdojmë përpjekjen tonë me bindjen shumë të prerë që me narkoshtetin që është në fuqi, votë të lirë për shqiptarët nuk mund të ketë.
Ndaj dhe është imperative rrëzimi i kësaj qeverie në kohërat e shpejta që vijnë në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë me dinjitet siç votojnë shqiptarët në Kosovë, siç votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Pra, ne duhet të rikthejmë – nuk po them standardin gjerman apo të Zvicrës, por mora shembull këto vende rreth nesh ku ka shqiptarë.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.