Edhe pse prej vitësh është larguar nga vëndlindja e tij Bratosh, Komuna Kastrat , Bashkia M.Madhe Pjetër Nikollë Sufaj, çdo fund viti kujtohet për të respektuar nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së këtij fshati. Ndaj edhe këtë fund viti nga Amerika e larget Pjetër Nikollë Sufaj ka sjell “babagjyshin” e vitit të ri për tu dhuruar pakë buzëqeshje këtyre voglushve.Në fakt dikur është thënë një sëntëncë e njohur; Sa me largë synit , aq me largë zëmrës. Por jo kjo nuk është e sakt në shumë raste , dhe për këdo. Kësisoj Pjetër Nikollë Sufaj i lindur në Bratosh , njësia administrative Kastrat M.Madhe, por që prej vitësh banon , dhe jeton në Amerikën e largët, vëndlindja e tij Bratoshi , dhe banorët e këtij fshati nuk janë largë zëmrës së këtij djali Kastratas. Kështu prëj dy vitësh ka filluar të kthejnë në traditë dhurimin e disa pakove me ndihma ushqimore pikrisht për festat e këtij fundviti.Ndaj Babagjyshi i nisur enkas për tek shkolla 9 vjeçare”At Pal Dodaj” Bratosh, ka gezuar këta voglush të cilët e kanë mirëpritur me respekt dhe mirënjohje këtë dhuratë kaq të bukur festive.Në fjalën e saj drejtoresha e shkollës ka vlersuar maksimalisht shpirtbardhësinë e këtij djali Bratoshas i cili kujtohet për voglushët e fshatit tij të lindjës.Po kështu edhe ky banor i fshatit Bratosh ka shprehur mirënjohje dhe vlersim për birin e këtij fshati Pjetër Nikollë Sufaj, madje ka shprehur edhe mesazhin se shembullin e tij vlen ta ndjekun edhe të tjerë që i kanë mundësit për të gëzuar zëmrat e njoma të këtyre voglushve .