Ditëlindja e Putinit/Erdogan nuk i thot gëzuar , por stop luftës në këtë 70 vjetor të lindjes

0
90

Sot presidenti rus Vladimir Putin feston 70-vjetorin e lindjes, dhe një telefonatë e ka marrë edhe nga homologu turk. Por Rexhep Tajip Erdogan nuk e ka marrë për ta uruar, por për ti thënë që ti japë fund luftës në Ukrainë.Rezervat shtetërore, buka e nafta; Paniku tek qytetarët e Kosovës nga lufta  në Ukrainë - Revista Monitor  Nga sa pohojnë burime në Turqi, Erdogan edhe një herë i ka treguar Putinit se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për gjetjen e një zgjidhjeje, duke i mëshuar idesë “se lufta po i dëmton të gjithë”.Pa llogaritur pastaj se çdo të ndodhte nëse viheshin në përdorim armët atomike, siç kërcënon prej ditësh lideri rus. Presidenti turk ka insistuar të lejohet arritja e një kompromisi për centralin nuklear të Zaporizhias, e më tej, edhe për fundin e të gjithë konfliktit që zvarritet prej muajsh.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.