ARNOJ PLAGËT ME FIJE DIELLI

0
Poezi nga Xhemile Adili | ATUNIS GALAXY POETRY         Do të ec me hapat e së tashmes,
Me hapat e kësaj kohe,
Jo të kohës që lashë pas,
Atë kohë do t’ia lë të djeshmes,
Do t’ia lë harresës,
Do të nisem drejt diellit,
Te arnoj plagët me fije dielli.Pas plazhin mos harroni të ndiqni këto 4 hapa për kujdesjen e trupit,  fytyrës dhe flokëve... - Keshilla bukurie
Do të ec e buzëqeshur,
Edhe pse mund të paragjykohem
Nga gojët e liga,
Punë e madhe,
Nëse flasin keq,
Ata qeshën edhe dje,
Kur më shihnin mbuluar me lot
Edhe pardje,
Kur nurin kisha të mbuluar me trishtim.
Kam vendosur të ndryshoj,
Plagët do t’i arnoj me fije dielli,
Gjurmët e dhimbjes në shpirt,
Do t’i mbuloj me shpresë,
Do t’i lutem hënës
Të më fal bukurinë e saj,
Nuk kam më nevojë
Nga hëna të kërkoj vetëm ndriçimin ,
Netëve të errëta,Përfitimet nga rrezet e diellit për mendjen e trupin tuaj - Shqiptarja.com
As qiellit nuk kam më nevojë
T’i kërkoj yjet
Për shkëlqim sysh.
S’duroj më të jem rob,
Mbuluar me fyerje mëngjesi e darke,
E gatshme jam të ndryshoj çdo gjë,
Por jo dhe shpirtin,
Se në atë shpirt
Ka shumë thesare,
Vetëm të verbrit s’arritën t’i zbulojnë.
Do të ndryshoj rrënjësisht,
Nuk do të mbetem më skllave e natës,
Do të nisem drejt diellit,
Që të arnoj plagët me fijet e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.