Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë/Ministrja Kushi merr pjesë në aktivitetin solemn kushtuar akademikes së parë shqiptare, Andromaqi Gjergji

0
163

Kushi: “Modeli i saj frymëzues na motivon për më shumë barazi gjinore dhe dhënie shansesh të barabarta”Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave e Vajzave në Shkencë, mori pjesë në një aktivitet solemn “online” kushtuar akademikes së parë shqiptare, Andromaqi Gjergji.Aktiviteti u organizua nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Rrjetin Shqiptar të Grave në Shkencë.Në lidhje me këtë aktivitet, Ministrja Kushi nënvizon se e pranoi me kënaqësi pjesëmarrjen duke cilësuar gjithashtu edhe kontributin e vyer që Andromaqi Gjergji ka sjellë në shoqëri, e cila ka lënë gjurmë të thella në fushën e kërkimit shkencor për vlerat kulturore shqiptare, veshjet tradicionale shqiptare, historinë, artin dhe muzeologjinë.Në fund, ajo nuk rri pa nënvizuar edhe rëndësinë e modelit frymëzues të Andromaqi Gjergjit:“Pikërisht sot, në këtë ditë të shënuar nga OKB, modeli i saj frymëzues duhet të na rikujtojë të gjithëve se sa e rëndësishme është të vlerësojmë arritjet në lidhje me barazinë gjinore dhe me dhënien e shanseve të barabarta, që normalisht nuk duhet të kufizohet vetëm me shkencën apo teknologjinë, por edhe me të gjitha rolet që gratë apo vajzat shqiptare kanë në shoqëri” – përfundon Ministrja Kushi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.