Dinosha e Gjeloshaj, e dënojnë miratimin e Ligjit i cili i shkurton kompetencat Presidentit Djukanovic

0
94

Në një kumtesë për opinion, Unioni Nacional Shqiptar i Ferhat Dinoshës e ka dënuar ndryshimin e Ligjit për Presidentin të cilin dje e ka miratuar shumica parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi.Me miratimin e këtij Ligji, i shkurtohet një pjesë e kompetencave që ka Presidenti Milo Djukanovic.“ Parlamenti i Malit të Zi nesër vendos për anëtarësimin në NATO  Shumica aktuale parlamentare po vazhdon të nxjerrë ligje antikushtetuese e antidemokratike në Parlamentin e Malit të Zi , siç ishte rasti i fundit dje, me Ligjin për Presidentin , i cili u votua nga ana e kësaj shumice edhe pas sugjerimeve të Komisionit të Venecias , që diçka e tillë të mos bëhej.“ thuhet në kumtesën e UNSh-së.Sipas UNSh-së, miratimi i këtij ligji e largon Malin e Zi nga rruga evropiane.Edhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, e ka dënuar miratimin e Ligjit për Presidentin.Gjeloshaj tha se shteti i Malit të Zi u shemb dje në Kuvend. Sipas tij, Komisionit Evropian i është dërguar një mesazh i qartë, “se jemi larg BE-së dhe se elitat aktuale politike nuk i dëshirojnë të mirën Malit të Zi dhe se nuk duan që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.