E lash t’lire dashnin…!

0
110
Un dashnin e quj histori zemre
Qe vetem pasioni…
Fillon e mbaron ciklin e saj
E un,i fola tana fjalt,n’dashnin me ty
T’thashe “te du”…e vetmja fjale
Qe rrall her ja tham dikuj.
Un dashnis “petkun” qi veshe
Ja pres me gershant e mia..
Nuk i nrroj as ngjyre e as forme
Si ushqim i nap respektin..
Si vitamin sinqeritetin..
E qi t’jetojn ma g’jate
E perkdhel me shpirtin..
Un n’dashnin me ty
U shkrina kadale si qiri
E shpirti jem merrte flake
Ku delte duman tymi…
Hinin e tij e mori me vedi
I ftohti i ketij dimni…
E vetmja gja,qe m’skllavnon
Asht se…un mes gjithnji n’gjyq
“E pandehuna” prej teje…
Por un,kujtova se ky pasion
Kur t’ishim bashke…do t’mbante
T’harroj….se cila jam…
Un dashnin e lashe t’lire…
Se asgja nuk vinte er dashnie…
Metme “t’kapurum” vetem n’fjale
E diku ne nji qoshe t’errt..
Asht m’sheh…heshtja jone jetime
Un dashnis i thashe…Ik…
Ku t’nihesh ma mire…e di qi do t’mes
Nji “dhimje” per ty…e ti per mu…
Do t’mesish nji kujtim “i amel”
Nji “amelcin e idhte”…qe m’shpoi n’shpirt
Ik vec ik… se edhe viti po ik,me fjalt tona
Kur dashnia bjen “n’gjume”
Te nesermen zgjohet ma e fresk’t
Ateher nuk jam e sigurt…nese,
Ti do t’me kerkosh i pari….apo une…????

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.