Dikur/ Dashurinë e përcillte “postieri”, sot e fluturon mesanxheri

0
137
  1. FJALA POETIKE PER DASHURINE NE DY KOHE

    “Për ty, unë mund të jem vetëm një person, por për mua, ti je bota.”

Unë me ty erdha në këtë jetë e pa ty do të iki", gazetarja zbardh mesazhet në telefonin e 38-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesë. Ja biseda e fundit me
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me biçikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
Dritëro Agolli

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.