Dialog me nje “mike”

0
Kishim kohe pa u pare. Sapo u ulem ja filloi me CV te disa personave te njohura dhe shume te sajuara nga vete ajo. Po e degjoja dhe vertete mu perzi stomaku. Nganjehere ngrinte zerin dhe i beja me shenj qe ta ulte pasi kishte njerez dhe ju terhiqte vemendjen. Filloi te pyeste po filanja si e beri kete, çfare i kishte ndodhur kesaj, po sa e poshter kjo a bahet keshtu etj etj sa ma lodhi kryet. Pastaj filloi te merret me mua.
– Farida si e kalon diten me çfare merresh ti se tash je dhe pensioniste e mosha e ban te veten?
– Po mundohem te shfrytezoj kohen kujdesem per familjen, lexoj, bej buke ne shtepi, pastroj shtepine, bej pune dore, udhetoj shume, ndjek aktivitetet letrare, te grave etj. Keto dite vajza ka pas shume pune si stiliste dhe e kam ndihmuar pak. Kam shume miq e mikesha dhe pothuajse cdo dite pi kafe me to dhe pastaj vazhdoj punet e mia.
– A ,a,a! Te shoh je shume aktive. Po me se merresh tjeter?
– Qa te them ?! Jap e marr dashni nga njerezit qe i dua,- i thashe duke qeshur. Jam bije e nji dere t’nderume dhe ma kan kultivu punen dhe miresine qe e vogel. Kam eduku femijet me cilesi pozitive dhe kam fitu besimin e tyne.
– Po po ka vite qe te njof me rraje e dhemballe qysh heret. Po tjeter tjeter me qa merresh?
– Kam punesuar njerez.
– Pse a merresh dhe me biznes aaa!? Besa m’ka than njena.
– Po po kam punesu punonjese si puna jote qe merret me mua dhe me te tjere. Ben mire te besh diçka te mire. Te sillesh nga famija jote e ushqeji femijet e tu dhe veten me pozitivitet. Kjo asht puna ma e mire qe mundesh me ba. Mos humb kohe me jeten e te tjereve.
U ngrita dhe ofshava per kohen e humbur me te.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.