DEKLARATE E SHOQATES PATRIOTIKE “MALESIA E MADHE-NDERI I KOMBIT”

0
1020

Shoqata Patriotike “Malesia e Madhe-Nderi i Kombit” shpreh hapur dhe me shqetesim te madhe provokimin e rende dhe tejet tendencioz te te rinjve te DPS ne shkrimin “Tito” e pikerisht ne Majen e Shenjte te Malesise se Madhe ne veçanti e mbare Kombit Shqiptare ne pergjithesi e konkretisht ne Deçiç aty ku u riperteri Flamuri yne Kuq e Zi, aty ku u riperteri Bashkimi Mbarekombetare Shqiptare, aty ku zuri fille Pavarsia e Shqiperise e konkretish me 6 Prill 1911.
Nuk eshte rastesi por perkundrazi nxitje dhe provokim i hapur i ekstremisteve te Boshtit konfliktual mbarerajonal Ballkanik, Europian e Boterore Moske-Beograd-Athine-Shkup-Potgorice te cilet mbi apo nen rrogoz kerkojne te ndezin fitilin e dinamitit per ta perhapur kudo urrejtjen ndaj shqiptareve.
Me kete rast i bejme thirrje Qeverise Malazeze te vere para pergjegjesise “zjarrvenesit” e ketij provokimi te rende qe kerkojne te prishin maredheniet e mira mes dy vendeve tona, ashtu siç i bejme thirrje Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe asaj ne Kosove qe te reagojne me gjitha mjetet diplomatike per tu dale zot shqiptareve autokton ne Malin e Zi.
Duke qene me ju e prane jush bashkemalesore e bashkeshqiptare nen Malin e Zi.

Per Shoqaten Patriotike “Malesia e Madhe-Nderi i Kombit”

KRYETARI
Sytki Ndrecaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.