Çuçi merr vesh live shkarkimin e Veliut

0
211

Rreth mesditës së sotme mediat publikuan lajmin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.Në media thuhet se shkarkimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, pas propozimit nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.Por në fakt kjo situatë të kujton një film shqiptar, ku në një batutë thonë “Tek nusja hanë e pinë e dhëndrri gjë nuk din”.E njëjta situatë duket se ka ndodhur sot edhe me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili duket se shkarkimin e Veliut e ka marrë vesh live, ndërsa raportonte në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.Deputeti i opozitës, Luan Baçi e ka pyetur ministrin nëse është i vërtetë lajmi për shkarkimin e Veliut, ndërsa Çuçi është përgjigjur “Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili”.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.