Qytetarët e Shkodrës kanë dalë sot në një protestë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimeve.Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër në sheshin para Bashkisë.Protestuesit i kërkuan qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme siç paralajmëroi kryeministri Rama si dhe uljen e çmimeve për ushqimet apo edhe rritjen dinjitoze të pensioneve.“Pjesëmarrja është simbolike, por ky është realiteti. Ne duhet ta gjykojmë në mënyrë objektive por simbolikisht mesazhet përcillen.
Na ka ardhur në majë të hundës këtu. Më vjen keq që nuk mblidhen por rrinë duke pirë për kafe e pastaj thonë ja anergji ja uji ne duhet të çohemi të gjithë për të drejtat tona.