Çka asht Dashnia?

0
– Redaksia e revistës “Fjala”  shpall  fituesen e çmimit  të  parë  të konkursit;”Kafeja e Dashurisë”.Poetja brilante, plot sharm dhe hijeshi artistike, me poezinë ;Ç’ka asht Dashnia, ka percjell tek lexuesi, shpirtin e saj poetik.Duke i uruar poetës suksese, bëjmë me dije se  në  vijim do publikojmë  dheçmimet e tjera  të këtij konkursi Dashurie.
Nga:Arjana Pata
Çka asht Dashnia
çka asht?
A ka ngjyr’
a ka shpirt
a ka zá,
a ka terr a drit’?
Çka asht Dashnia pra?
Un’ e di çka nuk asht…
Nuk asht sakrificë,
nuk asht nevojë,
nuk asht erotikë,
nuk asht as frigë as drojë…
Dashnia asht thjesht DASHNI.
Asht aj çast atomik ku syni tret
kur hunda harron me marr frym’ ,
kur goja ngrin
truni mpihet, e
shpirti dridhet…
Nuk asht rreng,
trupit i ndodh taman nji “Big beng”.
Ky moment,
vetëm KY asht magji,
ku n’ fraksion t’ sekondës ti ik në dhjetra galaksi
e kthehesh prap,
Po, po prap,
Mbush me dashni.
E pra, kjo asht Dashni
veç pak minuta,
minuta që botën trondisin,
n’ tërmete ndjenjash,
n’ llavë pasioni,
ku vdes e rilind,
ku përhumbesh e rigjendesh,
e shembin çdo kufi.
Kaq pra, kaq asht dashnia
KAQ…
por asht përplot DASHNI.
(mendoja se veç nji her’ ndihej ky dridhënim,
por JO.
Sa her’ që troket TI,
“pa dashjen” teme,
ndij po të njëjten Dashni.)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.