Dy reperët e shumë pëlqyer të skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor që e kanë shoqëruar me videoklip.
Kënga titullohet “Pasha jetën”, muzikën e ka bërë producenti Cricket, ndërkohë që tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Avaxus, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.
/Insajderi