Boga dhe Shefi i Kuadrit të Arsimit…

0
167
 Kujtime nga Zija Vukaj               Boga
(Fillim shkrimi, gusht 2016)Mund të jetë një imazh i 1 person
Tek po shkruaj këto shënime gjej rastin dhe kënaqësinë ta bekoj mikun tim Gëzim Vuçaj dhe telefonatën e tij: “Zija, të mërkurën bëhu gati se do të shkojmë në Bogë. Na pret Ardian Ulaj, sepse ka shkruar një libër për fshatin e tij dhe ka dëshirë ta ndajë me shokët dhe miqtë e vet gëzimin e punës që ka bërë. Më ka lënë porosi të veçantë për ty.” Menjëherë më doli parasysh fytyra e paqtë, inteligjente dhe fisnike e Ardianit. Një djalë, tashmë burrë, mësues biologjie në shkollën e Bogës, të cilin e kisha pasur nxënës. M’u pasqyrua në memorje gjithë pamja e bukur dhe mbresëlënëse e fshatit Bogë dhe sekuenca të shumta nga koha e gjatë prej pesë vitesh që kisha punuar në atë fshat. Madje m’u kujtua edhe emërimi si mësues gjuhë- letërsie në atë fshat, në gusht të vitit 1985 që m’u komunikua nga shefi i kuadrit i asaj kohe, i cili më fanitet asaj dite e sot si pasqyrë e regjimit të egër diktatorial, me komunikimin e tij të dhunshëm e mizerabël prej injoranti me pushtet, thuajse një nëpunës gulagesh, i denjë për galerinë e tipave të Sollzhenjicinit.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. S’ka rëndësi emri. Shoku i tij nuk ka pse të ketë emër, veç matrikull. Matrikulla mban numrin 1985. Gjithë komunikimi i tij me mua u përmblodh në fjalinë: “Dëgjo këtu, ti; të kemi gjetur një vend të mirë, po e refuzove do të paguash të gjitha shpenzimet që shteti dhe partia kanë bërë për shkollimin tënd. Ik tani. Hajde tjetri.” Nejse, të shkuara e të harruara. Ndjesë për ndotjen e panoramës së virgjër e të bukur të Bogës me krijesa të neveritshme. Nga koha kur u largova prej këtij fshati të bekuar e sot, janë bërë rreth tri dekada dhe asnjëherë nuk pata rastin të shkoja.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Sot pasunarët e qytetit kanë ngritur vila në atë luginë karstike spektakolare, ndërsa piktorë të panumërt peizazhesh apo fotografë gëlojnë andej, duke u zhytur në kontemplacionin, vizatimin dhe shpesh edhe në interpretimin e atyre pamjeve mahnitëse, gati metafizike. Prandaj edhe kjo ftesë më shijoi dhe më joshi kaq shumë. Për këtë arsye desha t’i hedh në letër sido-kudo ca shënime dhe mbresa nga kjo ditë, por m’u ngatërrua nëpër këmbë e kaluara.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.