BLEDIANA OSJA NIKA:MILITANTIZIMI PARTIAK , NUK IA HUMB VLERAT INDIVIDIT O PROF ROMEO GURAKUQI!

0
1135

Dëgjova me vëmendje deklaraten e sotme të Z.Gurakuqi dhe dua të ndalem vetëm tek fraza !
……“Në krye të Zyres Vendore Arsimore Shkodër nuk duhet vënë militant partiak. Duhet vendosur drejtori më i mirë i arsimit… madje me një kurrikul të pranueshme”…….
Z.Gurakuqi, për mendimin tim “militant” është cdo aktivist i një partie politike, por kjo nuk ia zbeh vlerat si individ.
Se përndryshe, do t’ju zbeheshin edhe ju, duke qënë se jeni mjaft aktiv në mbështetje të partisë tuaj politike. Nuk do të kishte kuptim ky arsyetim!
Ndërsa, në lidhje me standartet e drejtorit më të mirë, mbase mund të na i servirni shembujt në të ardhmen, sepse momentalisht kërkesa apo dëshira juaj bie ndesh me standartet e drejtuesve të drejtorive apo edhe insitucioneve vartëse që mbulon qeverisja vendore e udhëhequr nga partia politike që përfaqësoni ju. Mbase morët shenjë drejtorinë që drejtoj unë për të bërë katarsis nga pakënaqësitë brenda partisë tuaj…
Ju mirëkuptoj Profesor!

Gjithsesi po ju citoj vargjet të cilat mund ti gjeni lehtësisht në librin kushtuar Prof.Ahmet Osja ,Mjeshtër i Madh në 80 vjetorin e lindjes së tij .

SHQIPËRINË E BËJNË SHQIPTARËT
Shqipërinë nuk e bëjnë
as të majtët ,
as të djathët,
por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bën
as Jugu,
as Veriu,
por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë
as katolikët
as muslimanët
as ortodoksët
Por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë
as fshatarët
as qytetarët
por Shqiptarët

Shqipërinë nuk e bëjnë
as të shkolluarit
as të pashkolluarit
por Shqiptarët

Shqipëria është një vend që kërkon : të mbillet me zemër ,të ushqehet me shpirt e të drejtohet me mend – vetëm atëherë merr kuptim ky vend .
Bledianë Osja Nika .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.