Benet Beci:Jam i bindur që me përpjekjen e të gjithëve do të mund ta kthejmë në realitet edhe këtë projekt.

0

 

Deputeti i Qarkut shkoder Benet beci  jep sinjalin se: Kolegët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit më dhanë lajmin e mirë se së shpejti do të fillojë projekti i detajuar teknik i kësaj rruge dhe se Banka Botërore në kuadër të kredisë për projektin e rrugëve dytësore ka rënë dakord në parim të financojë ndërtimin e kësaj rruge. Angazhimi serioz i institucioneve të Qeverisë Shqiptare për zgjidhjet teknike dhe gjetjen e financimit për këtë investim mjaft të madh.

Një ndër akset kryesore me të rëndësishme të qarkut Shkodër është rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj (Theth). Aksi përshkon të gjithë zonën e Dukagjinit dhe një degëzim në lindje të këtij aksi (Lotaj-Lekbibaj) lidh zonën dhe Shkodrën me Lekbibajt në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe më tej Gjakovën në Kosovë. Ky aks i gjatë dhe i vështirë malor është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit. Nga ana tjetër rruga lidh komunitetet e fshatrave të ish-komunave Kir, Shosh e Shalë me Shkodrën duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të tyre. Kolegët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit më dhanë lajmin e mirë se së shpejti do të fillojë projekti i detajuar teknik i kësaj rruge dhe se Banka Botërore në kuadër të kredisë për projektin e rrugëve dytësore ka rënë dakord në parim të financojë ndërtimin e kësaj rruge. Angazhimi serioz i institucioneve të Qeverisë Shqiptare për zgjidhjet teknike dhe gjetjen e financimit për këtë investim mjaft të madh është një sinjal shumë i qartë dhe konkret për mbështetjen e qarkut Shkodër. Jam i bindur që me përpjekjen e të gjithëve do të mund ta kthejmë në realitet edhe këtë projekt.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.