Bashkia në mbështetje të Hendbollit në Shkodër

0
1309
Në datat 1 dhe 2 shkurt 2018 u organizua Kampionati i Hendbollit për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Shkodrës.

Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Shkodër, Sport Klub Vllaznia, Drejtoria Rajonale Arsimore, Federata e Hendbollit si dhe në mënyrë të veçantë nga “Shpresë për botën”. Më heret mësuesit e edukimit fizik janë trajnuar për të zhvilluar një disiplinë të tillë me nxënësit e tyre dhe tani ishte moment i përballjes. Ftesës për të qënë pjesë e këtij aktiviteti rinor-sportiv iu përgjigjen 26 shkolla të Bashkisë Shkodër. Për shkollat 9 vjeçare mori vendin e parë Shkolla “Sait Tagani”, për ekipin e vajzave dhe Shkolla “Ismail Qemali” për ekipine djemve. Ndërsa për shkollat e mesme pjesmarrëse u pozicionua në vend të parë Shkolla “Oso Kuka” për ekipin e vajzave dhe Shkolla “Kol Idromeno” për ekipin e djemve. Ky aktivitet mbushi sallen e “Qazim Dervishit” duke u shënuar edhe si sukses si aktiviteti i patë për vitin 2018, për ta pasuar së shpejti me Festivalin e Shahut.

Foto ilustruese : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.