AT ZEF PLLUMI , SHKRIMTARI I SË VËRTËS NJERËZORE.

0
167
JAK  RROZHANI 
Mungesën fizike e ka shndërruar në lëndë shpirtërore, në kujtime  emocionuese , ku dëshmi kemi veprën e tij monumentale, e cila e ka përjetësuar këtë marrëdhënie,  në shumë dimensione. At Zef Pllumi, njëri nga personalitetet më të shquara , ka lindur në Malin e Rrencit, Shëngjin ,më 7 Prill 1924 Trajektorja e jetës së tij  dhe të papriturat e saj, e kanë larguar nga vendlindja e tij e dashur, që aq shumë e deshi dhe nuk e harroi kurrë, duke e marrë atë kudo , gjithmonë me vete . duke u identifikuar me të qenit malësor, në kuptimin më të ngushtë dhe origjinal të fjlaës e të etmisë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Peripecitë e jetës së tij , për fatin jo të mirë dhe të pariturat e kohës , të cilat ai i përballoj me kurajo e guxim , e shndëruan atë në fratin e kujtimeve, i cili i zbuloi qytetërimit se çfarë ka qenë historia jonë, shpresat dhe honet e saj, njeriun shqiptar në dy kohë, filozofitë e tij , njeriu i vjetër dhe njeriu i ri, totalitarizmi , diktatura , por mbi të gjitha :  ai rrëfeu se çfarë ishte qëndresa dhe kush e bëri atë, fisnikërinë dhe madhështinë e saj. Si askush tjetër , At Zef Pllumi, me jetën dhe veprën e tij, u bë emblema e lavdisë dhe e qëndresës . At Zef Pllumi , ishte shkrimtar dhe memorialist i shquar , autori i shumë veprave , por triologjia “Rrno vetëm për me tregue”, i përkthyer në Itali e në vende të tjera, e shndërroi atë në fratin e kujtimeve, duke i treguar qytetërimit, se çfarë ka qenë historia jonë, njeriun shqiptar në dy kohë, totalitarizmi , diktatura, dhuna, plagët që shkaktuan , cënimi i dinjitetit dhe i lirisë së individit, i fjalës së lirë dhe të drejtave të tij legjitime , për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Ai solli mes nesh personalitetet e mëdha  dhe veprën e tyre të madhe Tentativa e arratisjes së At Zef Pllumit, shihni momentin kur u kap në  shpellë nga komunistët (Foto) – Balkanweb.com – News24 Ai ishte njëri nga ata , si njëri prej tyre , si bartës dhe përçues i amanetit : Rrno vetëm për me tregue dhe i traditës , ndezi dritën e fikur në historinë e vendit, bashkoi epokat me jetën dhe veprën e tij të lavdishme të mbushur me kulturë, vuajtje , qëndresë, besim te Zoti , shpresë dhe luftë paqësore për liri , fjalën e lirë. At Zef Pllumi, është nderuar me Urdhërin “ Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Republikës më 2006 dhe me Çmimin “Penda e Artë”, më 2006  në letërsi, si dhe vlerësimin më të madh , atë të dashurisë dhe të mirënjohjes e ka marrë nga populli i tij , nga të gjithë shqiptarët . -Shumkush , për mos me thanë “gjithkush”, mendon se i jep një diçka të re botës, njerëzimit ! Kurrgja e re në këtë diell ! Ndërsa ujët rrjedh , bota po aty . Kur po lexoj Biblën, o kur po kundroj piramidat atje në shkreti , shkruan At Zef Pllumi , pyes : Si asht e mundun që njeriu i shek XX , në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar sa ai i 40 shekujve përpara ? Dashuni. Vetëm dashuni për njerëzit. Çaste lumnie në tokë . Si mesazh njerëzor për të gjithë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.