Shqipëria zhgënjeu duke barazuar 0-0 ndaj Estonisë, takim miqësor pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Kur pritej fitore e thjeshtë, kuqezinjtë nuk ja dolën sërish.Kështu ndeshjet e qershorit u mbyllën pa shijen e fitores, pas dhe dhe humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën.Pas ndeshjes foli për mikrofonin e SuperSport Armando Broja. “Them se kur stërvitemi më shumë bashkë është më rehat kur luajmë bashkë, por kur stërvitemi 1 herë në muaj bashkë është e vështirë. Stërvitja shkoi mirë, por në ndeshje nuk del rezultati mirë.Kemi raste të shënojmë, por dhe nuk kemi fat.Sulmi fillon nga portieri, është i gjithë ekipi. Duhet të gjithë lojtarët për sulmin, jo vetëm 2 apo 3 që të shënohet goli.Them të vazhdojmë me stërvitjet mirë si grup, të komunikojmë me njëri-tjetrin dhe me stafin që të arrijmë gjëra të mëdha, dhe të jemi të përqëndruar.Nuk di për skemën është stili i trajnerit dhe nuk mundesh të ndryshosh, ne vetëm mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen”.