U bënë 2 vite pa euroditin Moikom Zeqo!

0
Moikom Zeqo – enciklopedi e kulturës shqiptare - KOHA.net       Sot, përkujtojmë 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të eruditit Moikom Zeqo
Moikom Zeqo ka lindur në Durrës, më 3 qershor 1949. Më 1971 u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tiranës, për Gjuhë-Letërsi Shqipe. Në vitet 1971-1973 ka punuar redaktor në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Më 1991 ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ndërsa më 1992-1996 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1997-2005 ka qenë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.
M. Zeqo ka botuar mbi 100 libra si: “Kalorësit dardanë” (1993), “Panteoni ilir” (1996), “Onufri” (1998), “Mes Laokontit dhe Krishtit” (2000), “Kështu foli Mona Liza” (2000), “Engjëjt e pikturës dhe Lasgush Poradeci” (2003), “Grishja e Florimontit” (2004), etj.
Moikom Zeqo, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë më 15 qershor 2020. Nderim dhe mirënjohje për kontributin e tij në histori, publicistikë dhe artin shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.