Armando Broja “shpallet Non grata” Nga Hungaria mbasi serish u shenon gol….

0
360

Fitore madhështore në Budapest! Një kryevepër e Brojës, i ka dhuruar 3 pikë të arta Shqipërisë në përballjen ndaj Hungarisë. Me një veprim fenomenal nga e djathta e zonës, talenti 20-vjeçar, tundi rrjetën e portierit Gulashi, duke mbajtur gjallë ëndrrën për në Botëror.Broja: Kam qejf te bej gol çdo ndeshje. Jam shume i kenaqur per ekipin dhe per veten time. Kemi shpresa shume per vendin e dyte. Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja u shpreh:Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë. Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.