Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për kreun e FSHF-së . Në përfundim të këtij votimi , Presidenti aktual , Armand Duka , me mbi gjysmat e votave të fituara , rizgjidhet për herë të pestë , në krye të këtij organizimi të futbollit shqiptar . Kandidati rival i tij , Bashkim Fino.
Më herët raundi i parë i votimit për Presidentin e FSHF-së , është fituar nga kreu aktual , Armand Duka , me 39 kundrejt 22 votave të Bashkim Finos . Por këto vota nuk mjaftuan pasi sipas votimit të cilësuar për këtë raund Dukës i duhen 43 vota (2/3 e votave) për rizgjedhjen si President . Nga ky raund 4 vota janë konsideruar të pavlefshme. Kandidati Bashkim Fino pretendon që zjedhjet ishin të parregullta dhe thekson se do të provojë dhe vërtetojë me anë të rrugëve ligjore .
Në raundin e dytë , mjaftonte votimi i thjeshtë, ku fituesi shpallej me 50 % + 1 të votave .
Votat
Armand Duka , 38 vota
Bashkim Fino, 24 vota
Të pavlefshme, 3 vota