Annie Ernaux është fituesja e çmimit Nobel në letërsi, Kadare serish në pritje

0
149
REKLAMA : DJATHI “VELEÇIKU” DJATHI I BJESHKEVE TONA

 

Këtë radhë nuk ishte surprizë: Shkrimtarja franceze ishte një nga kandidatet kryesore për çmimin prestigjioz.Akademia Mbretërore Suedeze informoi për fituesen e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2022. Ajo është shkrimtarja franceze Annie Ernaux. 82-vjeçarja konsiderohet si nëna e autofiksionit. Ajo u bë e njohur në Francë me romanin e saj “Les Années” (Paraardhësit) në vitin 2008.Ernaux rrëfen histori familjare, nga e përditshmja, të ndërthurura me ngjarje historike. Janë ngjarje private, si shkollimi, aborti, por të vëna si rastësisht në kontekstin politiko – social, me barrierat klasore dhe patriarkale, ato bëhen politike. Në argumentimin e saj Akademia  e vlerësoi shkrimtaren për “kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajën  dhe kufijtë kolektivë të kujtesës individuale.”Ernaux është një nga shkrimtaret më të  njohura franceze në botë dhe është përkthyer në shumë gjuhë. Lexuesi shqiptar e njeh atë nga “Kujtime vajze”,  “Pasioni i thjeshtë” dhe “Vendi i Babait” , të sjella në shqip nga Margarita Skenderaj dhe Klara Lagji përmes Botimeve Dudaj.

Medalja e çmimit Nobel

REKLAMA: LEXONI DHE JU REVISTEN “FJALA

Çmimi Nobel në letërsi këtë vit nuk ishte surprizë. Shkrimtarja franceze ishte në krye të listës së disa fejtoneve. Ndryshe nga një vit më parë kur ai iu dha  shkrimtarit me origjinë nga  Zanzibari, Abdulrazak GurnahJava e çmimeve Nobelvijon të premten, më 7 tetor me fituesin në Ekonomi dhe mbyllet të hënën në Oslo me shpalljen e fituesit të Çmimit Nobel të paqes. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve do të bëhet në 10 dhjetor në Stokholm.

Shperndaje:

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.