Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Qarku”.
Të përfshirë në operacion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohen në flagrancë 4 shtetas.Sekuestrohen rreth 83 kg kanabis, në proces tharjeje. Asgjësohen me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. C., 32 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 58 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.
REKLAMA: NJE GOTE VERE “MIQESIA” JU ZGJERON MIQESINE!
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 21 vjeç, banues në fshatin Razëm, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur “Lugu i Lajthive”, në fshatin Razëm, janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Flet, Fushë Arrëz dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, në një magazinë në afërsi të banesës së shtetasit A. S., janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme
RIKUALIFIKIMI I FASADAVE TE PALLATEVE PREMTIM I MBAJTUR
Më në fund, një projekt i shumëkërkuar nga qytetarët dhe i premtuar nga kryetari Rahim Spahiu vetëm pak muaj më parë, tashmë është realitet!
Rikualifikimi i fasadave përgjatë rrugës kryesore ish-NBSH deri ish-SMT, qyteti Peshkopi, është projekt i Bashkisë Dibër, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të Programit Kombëtar të Efiçencës Energjitike, i cili ka nisur zbatimin nga lagjii
REKLAMA: DJATHI VELEÇIKU, SHIJA DHE FRESKIA E BJESHKVE TONA
Projekt i rëndësishëm me impakt të jashtëzakonshëm e të drejtëpërdrejtë për banorët, synon rigjenerimin e blloqeve të banimit, rikualifikimin e fasadave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, qendërzimin e depozitave të ujit etj, duke sjellë, jo vetëm një pamje krejtësisht të re dhe rigjallëruese për qytetin, por duke ulur deri në 30% konsumin e energjisë për qytetarët!
KUKES
Bicaj për të përkujtuar me respekt e mirënjohje të thellë 78-vjetorin e krijimit së Brigadës 24 Sulmuese.
4 tetori do të kujtohet brez pas brezi si një ditë historike, si ditë e veçantë për të përkujtuar dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare!
I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare
PUKE
MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Të zvogëlojmë rrezikun nga kanceri i gjirit, duke:
Mbajtur një peshë të shëndetëshme.
U marrë me aktivitet fizik rregullisht.
Bërë gjumë të rehatshëm.
Shmangur ose kufizuar alkoolin.
Qëndruar larg ambjenteve ku ka kimikate.
LEZHE
BASHKIA TAMKIM ME QYTETARET
Dje pasdite ishim ne Markatomaj, Njesia Adminstrative Zejmen!
Nje pune e shkelqyer ne permiresimin e situates se varrezave qe per shume kohe ishin jasht normalitetit, jo vetem tregon respekt per ata qe nuk jetojne me, por adreson dhe nje nevoje dhe kerkese se banoreve te zones!
Ujesjellesi I 5 fshatra te njesise eshte drejt perfundimit!
Kanalet kulluese te pastruara kane bere qe te mos permbyten tokat dhe fermeret te marrin prodhimet e tyre!Nje bashkebisedim, kafe, me kryefamiljare me pas ishte shume miqesore dhe me problematika per tu zgjidhur!