Ani pse digjem, vedit i them “duro”

0
143
MIMOZA CUFAJ REXHVELAJ  Mund të jetë një imazh i 1 person
Deti
dashni me shikim të parë.
Nuk ka të dytë,
as rival.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, oqean dhe qiell
Buzëqeshjen se la me ik
I mshtes durt mbi plagë
E ngrihem fort mbi to
Ani pse dhemb si zjerm ferri
Ani pse digjem, vedit i them “duro”
Kam mësue me qendrue fortMund të jetë një imazh i 1 person
E lotët mi fshi me masdore
Buzëqeshjen se la me ik
Eja , eja i them lulebore …
Durimi me asht ba çelik
E nuk lëkundet hiç për dreq,
Edhe kur jeta ma ban termet,
Qendo i them vedit “ka edhe ma keq!”
Ti vetem qesh
Në rrjetën e merimangës
Është ngujuar një rrebesh
Ti fjalë reperësh përdor
Nuk e di pse, kaq shpesh…
Të dalësh nga pellgu i pistë
Ujana duhet njohur cep më cep,
O botë, thua, pak shpresë dua
Por bota shpresën s’ta jep.
Në buzën e greminës me shkumë
Botën përtokë e ngjesh
Përpëlitem, djersij e gërvishtem
E ti, vetëm qesh…
Këngë që mundesh me e këndue Mund të jetë një imazh i 1 person
Mbase nuk e di…
Kur thyhen qelqet e arsyetimeve
Kazani i paradokseve vlon
Krisja mbetet njollë
Bën pis dhe ëndrrat më të dlira.
Zemra e bën provë plasaritjen
Në kohën shtrigane që t’i mpin
Muskujt e trupit e gishtat e dorës,
E ku mundesh me këndue
Veç këngën e Zogut të Dëborës,
Kur nuk gjen dramca
Në sofrat që shtrojmë
Bashibozukë e sejmenë
Abortesh e shtërzimesh,
Ku mundesh me këndue
Veç këngën e atij zogu
Që batin pret me u rroposë
Poshtë brinjëve të tij të brishta tepër.

Për në Olimp rrugën ma tregove  Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Ëndrrat e dlira
Nën sqetullën tënde i struka,
Dhe gjakun në damarë
Më të kuq se rubinët e pata.
Më rrëshkiti vështrim tinëz
Përtej mbi shtratin e lumit
Në kërkim të Zeusit e graha
Tërkuzën e tundimit.
Mbi etjen e buzëve të tua
U shkriva si të isha bulëz vese,
Në qemerin e shpirtit tënd
Me skatul e pastrova honin
E hamëndjeve e mëdyshjeve
Që deri vonë nuk patën gjumë.
Për sa kohë rri në pritje
Me areolën e agimit të kuqërremtë,
Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë
Pishtarin me flakë
E për në Olimp më prin…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.