Përgatiti : Anila Ahmataj
Qyteti i Vlorës është një nga ata qytete që artin e ka në qëndër të vëmendjes madje edhe frymëzim . Shumë artista kanë dalë nga ky qytet bregdetar i bukur , nga i cili kanë marë dhe dhënë frymën e artit . Shumë poet e poete të zhanrit të ndryshëm që nga ata më të pa harrueshmit e historisë kombëtare e deri në brezat dhe filizat e sapoçelur. Elda Dilo një poete e afirmuar në botën e artit , lindur në qytetin e Durrësit . Mbarojë ciklin e plotë katër vjeçar për mësuesi në matematikë . Më vonë mbaron master shkencor në matematike . E specializuar në Athinë për “Menaxhim Matematik të Ekonomisë” Vazhdon studimet për Doktoraturë në Athinë . Ka fituar çmimin “Poetja inspiruese e vitit 2017” nga Organizata Botërore e Shkrimtarëve Pendasi . Është ftuar në Kongresin Ndërkombetar të Letërsisë në vitin 2016 në Gane . Në vitin 2017 në Kongresin Ndërkombëtar të Letërsisë në Bolivud . Libri i saj “Ne Udhëtim” më interesanti në krijimtarinë e veçantë të saj . Aty ku matematika takohet me pikturën , muzikën dhe filozofinë . Fiton çmimin Libri më i mirë shkencor i vitit 2016 . Pra krijimtaria dhe ajo çfarë paraqet Elda Dilo është një pasqyrë e spjegimit të realitetit frutëdhënës i mësimdhënies dhe mënyrën e trasmetimit të vlerave që brezat krijojnë apo formojnë gjatë jetës . Shembulli i letërsisë , matematikës dhe ligjeve të jetës .
Elda M Dilo
Bomba e dashurise Jetojmё nё njё botё rregulli ,por dhe kausi.Nё njё botё fuqie,por pa siguri.Nё njё botё zhvillimi,por pa drejtim.Paqja shumё e dёshiruar,por kёrkon pёrkushtim pёr tu realizuar. Të shikojmë “nga larg “ne thellësi të shekujve, të ngacmojmë prodhimin e të shkuarës ,përvojën e së tashmes historinë ndrycuesen e së ardhmes dhe ne udhёtimin tonё ndoshta formojmё mendimin tonё . Në se nisemi nga përvoja e përshkruar nga Platoni tek Fedri ne Mitin e Kocise me krah karroca terhiqet nga dy kuaj njeri i bardhe e i shkëlqyer priret të cojё Kocian drejt lartësisë ,botës së përkryer ,harmonisë..Kali izi dhe i keq drejt botës së poshtme .Pra Dashuria dhe urrejtja janë forca me natyrë hyjnore dhe përmasa kozmike.Dashuria pritet të bashkojë urrejtja të ndajë.Grekërit e lashtë e panë Gjithësinë në një rregull të përkryer dhe zbuluan se ai rregull i sipërm është i barabartë me rregullin e tokës.. Ky rregull i Gjithësisë dhe i botës së madhe ,dhe i botës së vogël lidheshin midis tyre me një numër të vetëm, numrin fi, të harmonisë.Harmonia e botës eshtë brenda nesh cfarëdo që shikojmë lart dhe cfarëdo që shikojmë poshtë . Krijuesi ,kur ndërtoi Gjithësinë vendosi njeriun në majën e piramidës si kulmin e krijimtarisë.Gjithësia e gjitha është harmonike e vetmja që nuk është harmonike është inteligjenca njerëzore,e cila është ndërtuar në mënyrë të tillë që fsheh brenda vetes të mirën dhe të keqen.Pas kaq miliarda vjetësh që është ndërtuar Gjithësia vazhdon të jetojë harmonikisht.Harmonia ka humbur vetëm në shpirtin e njeriut .Njeriu dhe Gjithësia jane dy pjesë ku njera mbështetet tek tjetra .Gjithësia është një e tërë.Është një energji e pёrhershme me të cilën bashkjeton njeriu.Pra ne njerëzit duhet të vendosim brenda nesh mendimin harmonik,bashkjetesën harmonike dhe dashurinë që nё paqe të jetojmë.Sic thotë Albert Anjshtajni “Dashuria është pushtet , sepse shumёfishon më të mirën tonë dhe i bёn njerёzit mos tё humbasin nё egoizmin e verbёr.Nёse nё vend E=mc^2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisё nё katror do tё arrinim nё pёrfundimin se dashuria ёshtё forca mё e fuqishme qё ekziston…sepse nuk njeh limite”Ndoshta celsi i arritjes së paqes mund tё jetё edhe kjo formulë e thjeshtë : Paqja=Mirëkuptim +Respekt .Bota është bërë nga aq unë sa ka edhe njerëz .Cdo njeri e konsideron veten të rëndësishëm dhe mendon se meriton më tepër konsideratë nga cdo njeri tjetër,prandaj është e nevojshme të kulturojmë dhe të zhvillojmë më shumë vetëveten.Detyra e secilit është të shërbejë dhe jo t’I shërbehet,të jap dhe jo të marrë,të ndihmojë dhe të inkurajojë me shembullin e tij.Kjo i mban të forta vjegëzat e dashurisë e të respektit midis njerëzve dhe e bën jetën të gëzuar për të gjithë.Asnjë shoqëri nuk mund të jetë perfekte pa perfeksionimin e individit dhe perfektshmëria e individit do të ishte e paplotë nëse ai nuk do të ndihmonte në perfeksionimin e shoqërisë.I gjithë procesi natyror varet nga një tendencë konstante e harmponisë së dy poleve të jetës.Njeriu nuk mund t’i shpëtoi këtij rregulli.