AGJENCIA PËR ZHVILLIM RAJONAL , TAKIM INFORMUES NË SHKODER

0
1786
Agjencia për zhvillim rajonal 1 ka organizuar në qytetin e Shkodres takimin informues mbi programin për zhvillimin rajonal III për Shqipërinë dhe skemen Pilot rajonal të granteve . Në këtë takim është theksuar fakti se bashkitë i kanë të gjitha mundësitë të aplikojnë për fonde , në mbështetje të projekteve infrastrukturore të shkalles së vogel , si dhe të përmisojnë kapacitetet rajonale e lokale .

Ky takim u perqendrua në dy aspekte të rëndesishme , qartësimi i qasjes për hartimin e planit strategjik , për zhvillimin rajonal , si dhe ngritjen e kapaciteteve të instucioneve të reja për zhvillimin rajonal , kjo në funksion të përdorimit me sa më shumë efikasitet të fondeve . Një tjeter aspekt po aq i rëndesishem i reformes për zhvillimin rajonal është edhe ngritja e kapaciteteve të instucioneve për përdorimin me efikasitet strategjik të fondeve . Në këtë kontekst është skema pilot rajonale e granteve me një fond të përgjithshem 822.000 euro përfshire edhe tvsh , i cili do ndahet në kater zona zhvillimi rajonal në të gjithë Shqipërinë . Kështu shumat e granteve nga 24.ooo euro deri në 60.ooo euro janë në dispozicion për propozimet e projekteve nga bashkitë në zona specifike të zhvillimit rajonal , të tilla si : nderhyrjet për të permsiuar sherbimet arsimore , sportin , turizmin dhe infrastrukturen kulturore , sherbimet sociale locale , si dhe lehtesira për transportin lokal . Kështu përvec këtyre , projektet do të synojne të përmisojne direkt kushtet social – ekonomike të komuniteteve lokale , duke adresuar zgjidhjet për investimet lokale të shkalles së vogel , për te ofruar cilësi jetese për komunitetet … Për të gjitha këto sa u thanë në këtë takim informues para aktorve dhe faktorve lokal , interesant duket fakti se nëse do të kemi vërtete kapacitete intelektuale për të konkuruar me projekte për te përfituar grante të tilla , veçanarisht në sektorin e kulturës , sportit dhe turizmit në bashkinë M.Madhe , ku për hirë të së vërtetës , defiçiti i investimeve në këto sektor nuk është i vogel . Gjithsesi një rrëze drite mbase është lëshuar …

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.