JETE TJETER – NR. 21 . . .
“Eh . . . sa herë fluturoj mbi oqeane dhe dete, sipër shteteve dhe qyteteve, herë mbi rë e herë nën re, mbi fusha dhe male, për të ardhur nga Amerika në Shqipëri, mendimet më ulen në prehërin e vendëlindjes time Shosh, Dukagjin,”: – shprehet kështu Ndue Ftoni, i cili ka kryer mbi 84(tetëdhjetë e katër) fluturime. Dhe gjithënjë, njeriu që guxon për të trokitur . . . shpreson dhe beson se dyert i hapen. Disa muaj më parë Ndue Ftoni djali i Dukagjinit, pati marrë rrugë drejtë vendlindjes, natyrisht jo thjeshtë si herët e tjera, për tu takuar me njerëzit e këtyre anëve, por sëbashku me disa shokë të vjetër nën shoqërinë e kamerave, u ngjitë në rrugën që vërtetë tashmë vetëm rrugë nuk mund të quhet. Qe përgaditur një dokumentar, më së shumti për të treguar se kjo rrugë kërkon fillimisht doren e bijëve të Dukagjinit, pastaj edhe doren e fuqishme të shtetit. Ndaj në funksion të kësaj ishte edhe ky takim i organizuar këto ditë në qytetin e Shkodrës, një takim vërtetë interesant, ku krahas burrave të Dukagjinit, të pranishëm ishin edhe artistët e tetatrit Migjeni të qytetit Shkodër edhe këta solidar për rrugën e Dukagjinit.
Ndaj Ndue Ftoni në këtë takim ritktheu vëmendjen për rrugën e Dukagjinit . Po kështu edhe njëri ndër drejtuesit e bordit për organizimin e financimit për këtë rrugë, biznesmeni Gjon Margilaj, ka treguar atë çfarë është bërë, por edhe çfarë kërkohet të bëhet . . . Si gjithënjë kryetari i shoqatës Atdhetare Dukagjini, Ndue Sanaj, iu bashkohet mendimit të personave të siper-cituar . Dhe si qershia mbi tortë , do të thonim ka qëndruar fakti se , siç e cituam në fillim aktorë dhe artistë të tetatrit Migjeni , ndonëse me humor kanë thënë se ne jemi një shtresë e diskriminuar finaciarisht , por ja Bes Çinari i ka dorzuar bordit drejtues një zarf me 50’000(pesëdhjetë mijë lekë) të reja, për ti derdhur në numerin e llogarisë për rrugën e Dukagjinit . . . Kësisoj pastaj nga ky takim ka patur edhe të tjerë që kanë deklaruar kontributin e tyre financiar. I pranishëm këtu edhe emblema e leterisë Shkodrane dhe jo vetëm, miku i përhershëm i Dukagjinit Fadil Kraja . . . Ndërsa dy nga organizatorët Ndue Ftoni dhe Gjon Margilaj i janë përgjigjur interesimit tonë : Natyrisht që një takim i tillë pune dhe vlere për interesimin e burrave te Dukagjinit për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, për të trokitur në zemrat e të gjithë dukagjinësve, por edhe dashamirësve të tyre, për të kontribuar për fillimin e ndertimit të rrugës së Dukagjinit, ç’ka realisht duhet cituar fakti se një nisëm e tillë, tanimë ka filluar të marri jetë, e për rrjellojë edhe qeveria, por edhe donator të tjerë, do të bashkohen me burrat e Dukagjinit , por edhe me aktorët e Tetarit Migjeni, për te mundësuar ndërtimin e rrugës, në këtë perlë të natyrës Shqiptare.
Pregaditi : Gëzim Vuçaj