Afera e shekullit/ Dosja e inceneratorëve prangos ish-ministrin e Ramës

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vënë sot në pranga ish-ministrin e Mjedisit në Qeverinë “Rama 1”, Lefter Koka.

Mësohet se arrestimi i Kokës, ka ardhur pas një hetimi të SPAK në lidhje me dosjen e inceneratorëve.

Kujtojmë këtu se dosja e inceneratorëve, është ndër më të akuzuarat në Shqipëri, jo vetëm nga media, por edhe nga Opozita.

Për më tepër, opozita ka bërë edhe një padi ndaj ish-ministrit Lefter Koka, duke e akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Po ashtu CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative, në lidhje me dosjen e inceneratorëve, skemën dhe personat e përfshirë në këtë aferë, e firmosur në kohën që ministria e Mjedisit drejtohej nga Lefter Koka, gjatë bashkëqeverisjes Rama-Meta.

CNA.al, ka mundur të zbërthejmë skemën, sesi qeveria shqiptare ka dhënë 50 milion euro për dy inceneratorë, atë në Elbasan dhe në Fier.

Ku në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentat, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas inceneratorëve. Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta katër persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro.

 

 

Për të shkuar më pas në Tiranë, për 128 milionë euro kontratë koncesionare për incenerarorë, ku inceneratori nuk ekziston por kemi vetëm landfillin e shfrytëzuar nga një kompani private, të cilës tani iu shtuan edhe milionat e eurove nga mbetjet e Durrësit, e kështu me radhë./CNA.al

Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Si Rama tenton të “fshihet” nga afera e shekullit

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.