128 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston/ Kontrata PPP, që i vuri prangat Lefter Kokës

0

Ish-ministri i Mjedisit gjatë bashkëqeverisjes PS-LSI, Lefter Koka është vënë në pranga sot, pas një hetimi të SPAK në lidhje me një ndër dosjet më të akuzuara në Shqipëri, atë të inceneratorëve.Historia e koncesionit të inceneratorëve, e quajtur nga opozita edhe si afera e shekullit, filloi pikërisht në kohën që Ministria e Mjedisit drejtohej nga Lefter Koka.CNA.al ka publikuar një investigim të plotë në lidhje me skemën e incenetarorëve në Shqipëri.Të gjitha kanë provuar me fakte dhe dokumente aferën korruptive të inceneratorëve, milionat e eurove që paguhen nga taksat e shqiptarëve, për llogari të Stela Gugallës, Klodian Zotos apo Mirel Mërtirit.Një skemë e qartë e disa bizneseve që marrin para nga qeveria dhe më pas krijojnë ortakëri me mediat, apo drejtuesit e tyre.Nga ana tjetër në lidhje me inceneratorët në Shqipëri ka pasur akuza të forta edhe nga politika. Për më tepër ka pasur edhe një denoncim ndaj ish-ministrit Lefter Koka, i cili sot është vënë në pranga.Kontrata që prangosi Lefter KokënHistoria e inceneratorëve në Shqipëri, fillon me një koncesion 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, ndërsa shton oreksin në Tiranë, me një koncesion 128 milionë euro.Bëhet fjalë për një kontratë koncesionare, ku ajo që bie në sy është fakt se është firmosur nga zoti Lefter Koka, pak ditë para se ai të linte detyrën si Ministër i Mjedisit, si përfaqësues i LSI-së. Kontrata është firmosur nga ministri Lefter Koka dhe nga koncesionari Integreted Energy BV SPV, nga përfaqësuesi i saj Giuseppe Ciaffaglione, në gusht të vitit 2017.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.