Të jetosh në shtepinë e të moshuarve nuk do thot të kalosh kohën në vaktësinë e saj. ja që ka nga ata që gjëjnë mundësinë për të treguar se kanë ënde për ti dhënë shoqërisë. Një nga këta është dhe Smajl Hyka nga Buza e Ujt M.Madhe.i cili për Star Tv ka treguar se si shkruan poezi edhe në këtë kohë lufte me kovid19.
Ky është Smajl Hyka 78 vjeç nga Malsia e Madhe. Prej një viti jeton në shtëpin e të moshuarve në Shkodër. Pasioni i tij është poezia, prej 62 vitesh ka shkruar disa poezi,por sic na tregon dhe ai vetë frymzimi më i madh për të shkruar i erdhi në kohen kur vendi ishte në karantinë.Poezia “Lexo” është ndër më të preferuarat që ka i moshuari. Poezi e cila përcjell një mesazh për të rinjtë që ti kushtojnë më shumë rëndësi librit dhe leximit.Ëndrra e 78 vjeçarit është që poezitë e tij ti botojë në një libër, por për shkak të mungesës së të ardhurave thotë se e ka të pamundur.Që nga koha kur vendi kaloi pandemin kanë kaluar 170 ditë. Po kaq është dhe numri i poezive të realizuara nga i moshuari Smajl Hyka, që I bie nga një poezi në çdo ditë, me tematika nga më të ndryshmet.