( Si kuriozitet dhe dëshirë për dije)
Pregadkiti: Marash Gilaj
- Tristan Harris, që ka studjuar shkencën e kompjuterave, ka shpikur një aparat, që mat kohën e shpenzuar mirë, d.m.th. të frutshme, për të na kujtuar se pjesën tjetër të kohës e kemi shfrytëzua keq, e kemi humbur.
-Për të kuptuar diçka nga karakteri i tjetrit, si fillim i një bisede, japonezi të pyet për grupin e gjakut. Duket se grupi i gjakut, sipas tyre, përcakton më mirë se çdo gjë tjetër karakterin tonë.
-Sipas disa studimeve, njeriu nuk mund të ketë më shumë se 3-5 miq të vërtetë.
-Mirënjohësit janë shumë më të lumtur se mosmirënjohësit.
-Kinezët e festojnë Ditëlindjen një herë në dhjetë vjet.
-Ishte një kohë, kur mjeku kinez e merrte pagën, vetëm , kur shëronte të sëmurin. Kur i sëmuri bëhej më keq, merrte dëmshpërblim.
-Një psikopat mendon se nuk gabon kurrë. Ai nuk pendohet as nuk kërkon falje, sado të gabojë, sepse , sipas tij, gabimet i bëjnë gjithmonë të tjerët.