0-4 U SHPARTALLUA “TEUTA”

0
504
Preg:B.Tufa
Përfundon në turin e dytë aventura e Teutës në Europa League.
Ajo u shpartallua 0-4 ndaj spanjolëve të Granadës, të cilët kryen thjeshtë një shëtitje në Shqipëri. Gjithçka përfundoi në fraksionin e parë të lojës. Soldado (5’), Kenedi (10’), Herrera (31’, 46’) ishin autorët e golave të Granadës.
Teuta u tregua e pafuqishme të reagonte dhe të shqetësonte sado pak spanjolët, që nuk e kishin parashikuar kaq të thjeshtë kalimin për në turin e tretë. Rezultati dëshmon edhe diferencën cilësore midis dy skuadrave.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.