Kujtim Shaba do të jetë trajneri i ri i Adës së Velipojës. Pas disa takimeve me Presidentin Alfred Pjetri palët kanë gjetur akordin që Shaba të jetë trajneri i velipojakëve. Në fakt deri më tani Ada ka qenë pa një trajner dhe këtë rol e ka patur futbollisti Vahedin Pepa.Kujtim Shaba ka një eksperience të gjatë në futboll si ish-futbollist dhe më pas me poste drejtuese në klubin e futbollit Vllaznia per t’u rikthyer sërish kësaj here si trajner i Adës së Velipojës. Objektivat e Adës me emërimin e trajnerit të ri janë të mëdha ndërsa këtë sezon synohet dalja një kategori më lart.Motivimi është i madh në rradhët e velipojakëve ndërsa tashmë pritet që të nisin seleksionimet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri për t’iu bashkuar kontigjentit aktual që ka ky ekip. Ada e Velipojës është një skuader e cila ka patur shpesh herë rezultate të kënaqshme por edhe nga rradhet e saj kanë dalë futbollistë që më pas kanë vijuar edhe më lart.