VLLAZNIA E SHKODRES APO E VOLTANES?

0
672

Nuk ka as më të voglin dyshim , se në një ndeshje futbolli janë të pranueshme tre rezultate , fitorja , humbja dhe barazimi , kjo natyrisht nuk është një gjë ë re dhe e pa ditur , këto rrezultate kanë lindur njëherazi me lojen top e këmbë . Por teksa përfundojnë njëra pas tjetres ndeshjet e çdo jave dhe Vllaznia , ndër të tre po shijon vetëm njërin rezultat humbjen , të mërziturit , të besdisurit duhet të jenë jo vetëm Gazetaret dhe Tifozet , por edhe Trajnieri Gjoka , Kryetarja e Bashkisë , në rastin konkret si presidente e Vllaznisë . Por çuditërisht duket se këta të dy dhe tjerët pas tyre nuk besdisen nga humbjet , por nga gazetaret . Themi kështu teksa kemi parsysh faktin aspak pozitiv të mospëlqimit të pyetjes për mbrojtjen të bërë nga gazetaret , teknikut Gjoka . Ky i fundit në vënd që të argumentojnë sipas tijë përse kjo situatë , ironizon me gazetarët , çuditërisht edhe tekniket e sportit si “teknikët” e politikes kur nuk u pëlqen pyetja , përgjigja “ Kazan”. Nga ana tjetër , ndoshta ka edhe nga ata që nuk mërziten shumë për Vllazninë , mbase nga fakti se u  “mësuam” me fundin e tabelës , ndaj dhe e quajne lajme po të fitonte Vllaznia dhe jo atë që fitoj Skenderbeu . Dhe kjo mund të jetë një arsye që Kryetarja e Bashkisë Shkoder , njëherazi presidente e Vlllaznisë , nuk merakoset shumë për humbjet , as për reagimin aspak profesional të teknikut e as për … Pra duket se si është nisur puna Vllaznia e Shkodres , nuk është më e tifozve të saj të cilet janë përtej vijës së verdhë të Bashkisë , por as e vetë Shkodranëve , por vetëm e atyre që këtë ëmër të nderuar të futbollit shqiptar vijnë e “rjepin” dhe ikin …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.