SYTKI NDRECAJ : BURGU NUK ESHTE I RECIT POR …

0
2659

Shenim i redaksisë : Mendojmë se ka të drejten e vet z. Sytki Ndrecaj , te saktësojnë vendëndolljen e Burgut . Pra të mos i “jepet” Reçit ajo që nuk i takon . Por vlersojmë se nuk duhet quajtur si “turp” ndertimi i këtij burgu në M.Madhe . Nderkaq , jo shumë qartë dhe ndoshta me “hile” mund të quhet emertimi i të gjitha strukturave të larta : Në këtë kontekst duket se “harrojnë” se M.Madhe është njera nder 61 Bashkit e Shqiperise.

Shpesh herë në media por edhe Ministria e Drejtësisë, banorët por edhe Bashkia etj. me të padrejtë po kërkojnë tia faturojnë Zonës së Reçit burgun e bërë në Malësi e Madhe. Nuk deshiroj kurrsesi ta bëj rolin e lokalistit meqënëse unë e kam prejardhjen nga Reçi. Jo kurrsesi por edhe në e mendofshin përsëri nuk shqetësohem pasi unë jam me origjinë nga Reçi ( babai më ka lindur në Reç ) dhe e kam për krenari që jam reçjanë. Burgu as nuk kufizohet me zonën e Reçit ( pasi mund të jetë rreth 3 km larg saj ), as tokat nuk janë të zonës së Reçit, as të punësuar ndoshta nuk do ketë në këtë burg nga Reçi por emrin po ia lënë ” Burgu i Reçit “. Tjetër kund fle lepuri. Me apo pa dije bëhët kjo. E kjo i bëhet për ti prishur imazhin e bukur të natyrës, atraktivitetin si rradhë zonë tjetër i Malësisë së Madhe kur kihet parasyshë edhe investimet e fundit në infrastrukturën rrugore, në turizëm, pamjet mahnitëse të masivëve të gështenjave, ujin e freskët duke përfshi edhe ” Ujin Alpini “. E për më tepër si zona më e afërt turistike malore ku njerëzit ndihen të priviligjuar me çfarë ofron kjo zonë. Për ti rënë shkurt: Reçit po i lënë një emër të pamerituar dhe as nuk e don emrin ” Burgu i Reçit “. Reçi ka me çfarë krenohet dhe është i priviligjuar me historinë, etno-kulturën e mrekullinë turistike e banorët bujarë e punëtorë, me intelekt e të ndershëm.

Me respekt Sytki Ndrecaj 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.